Transmetuar më 13-05-2019, 08:57

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër gjatë mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është shënuar në zonën e Urës së Dajlanit në Durrës, ku një makinë tip “Benz” befas ka marrë flakë.

Bëhet fjalë për automjetin me targa AA 144 RN, i cili ishte në ecje e sipër në momentin e ngjarjes.

Fatmirësisht drejtuesja e mjetit E.T., 27 vjeçe, ka pikasur flakët në kohë, duke dalë pa pësuar dëmtime.

Në vendin e ngjarjes mbërriti shërbimi zjarrfikës i cili bëri të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al