Transmetuar më 13-05-2019, 08:16

Një avion u detyrua që të bëjë ulje emergjente pa gomat e para, duke krijuar momente paniku në aeroportin e Yangon, në Myanmar.

Ishin manovrat e pilotit ato që shpëtuan jetën e 89 pasagjerëve në bordin e ‘Embraer 190’, fluturim i Myanmar National Airlines.

Ulja emergjente u bë për shkak të një defekti, ndërkohë që gomat e para nuk u hapën, pavarësisht komandave të përsëritura.

Piloti kërkoi ndihmë nga kulla e emergjencës për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe pasi mësoi se gomat ishin bllokuar, vendosi që ta ulë avionin në tokë.

Kështu manovrat e uljes u bënë duke përdorur vetëm dy gomat e pasme, por që fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u dëmtua. /a.y/noa.al