Transmetuar më 13-05-2019, 07:58

Dy ditë më parë bëri bujë lajmi se aktori i humorit Erion Isai, u kandidua nga Kryeministri Edi Rama, si kandidat për kryebashkiak në Kolonjë.

Duket se Isai nuk ka humbur kohë për të nisur fushatën dhe këtë gjë ai e ka treguar me anë të një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Erioni shihet duke mbajtur një fjalim, ku vlerëson se detyra është gjithnjë përgjegjësi e lartë, por detyra e administrimit të Kolonjës është mision.

“Detyra është gjithnjë përgjegjësi e lartë, por detyra e administrimit të Kolonjës është mision, privilegj dhe krenari e gurit në vendin që të jep titullin e origjinës. Faleminderit kolonjarëve që këto ditë më kanë mbushur zemrën plot me mbështetjen që më shprehin! Faleminderit për besimin Partia Socialiste , Niko Peleshi, Elisa Spiropali. Kolonjës më së pari do t’i jap zemrën time.

Bashkë me kolonjarët pa dallim, për t’i kthyer Kolonjës atë çfarë i ka ajo i ka dhënë Shqipërisë! Besimi dhe puna do të jenë porta e Kolonjës që meriton të jetë dhe do të jetë’, shkruan Erion Isai. /a.y/noa.al