Transmetuar më 12-05-2019, 22:45

Gili është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Gjatë edicionit të “Prive”, ditën e djeshme, këngëtarja nga Kosova, ndau eksperiencën e saj me dietën duke treguar se sa kilogramë humbi për një kohë shumë të shkurtër.

Ajo tregon se si ktheu formën e saj të dikurshme duke humbur 27 kilogramë për 4 muaj, dhe dieta që mbajti ishte pikërisht “The Paleo Diet”.

Kjo dietë përfshin një plan ushqimi bazuar në ushqime të ngjashme që kanë ngrënë njerëzit në kohën e paleolitit.

Në planin ushqimor të dietës përfshihen mishi, peshku, perime, arra dhe fara – ushqime që në kaluarën janë mbledhur nga gjuetia.