Transmetuar më 12-05-2019, 22:20
Foto ilustruese

Një person përplaset nga një automjet, ndërron jetë në spital

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Seman-Fier.

Një shtetas 66-vjeçar, Ramiz Kajolli banues në Dermenas, dyshohet se është përplasur nga një automjet ndërsa po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë Ramiz Kajolli mbeti i dëmtuar dhe ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Fierit.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia pas mbërritjes në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./a.k/noa.al/