Transmetuar më 12-05-2019, 20:30

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në aksin kombëtar Berat-Lushnje.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur ditën e sotme pranë fshatit Poshnje, pasditen e sotme.

Si pasojë e aksidentit është lënduar një 44-vjeçar nga Kosova Dashamir Xh., i cili ka humbur kontrollin e mjetit Audi CR8 me targa angleze, e pas disa rrotullimeve në rrugë ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Drejtues të mjeteve të tjera që kalonin në atë çast në të njëjtin aks i kanë ardhur në ndihmë shtetasit nga Kosova, i cili pasi është nxjerrë nga makina është transportuar për në Spitalin Rajonal të Beratit, nga ku konfirmohet se pavarësisht dëmtimeve të shumta në kokë, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia Rrugore.

Sipas ekspertëve , aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe të mjetit dhe lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut.

44-vjeçari nga Kosova mësohet se nuk kishte konsumuar alkool, ndersa dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të mosnjohjes mirë të rrugës ku po levizte./a.k/noa.al/