Transmetuar më 12-05-2019, 19:32

Tjetër përplasje me armë zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Levan-Vlorë, tek Ura e Mifolit pranë Novoselës. Në fotot shikoni pamjet pak pas ngjarjes.

Dyshohet për një të plagosur pas shkëmbimit të zjarrit, i identifikuar si Romario Alliaj, 33 vjeç, ndaj të cilit dyshohet të ishte ngritur pritë.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve të rastit dhe automjeteve të tjera që po lëviznin në zonë.

Zyrtarisht policia pranon se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të makinës së Alliajt, por shton se i riu që është plagosur, mori plagë të lehta pasi makina e tij përfundoi jashtë rrugës.

Policia thuhet të jetë drejtuar menjëherë për në vendngjarje, ndërsa pritet të ngrihen edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qyteteve kryesore që lidhen nga ky aks.