Transmetuar më 12-05-2019, 19:26

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Vlorë.

Mësohet se një automjet që shikoni në fotot është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Vlorë-Fier në Novoselë.

Dyshohet se nga të shtënat me armë, një person ka mbetur i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit, i identifikuar si Romario Alliaj, 28 vjeç, ndaj të cilit dyshohet të ishte ngritur pritë.

Në ngjarjen e rëndë janë përfshirë dy automjete, duke shkaktuar panik mes kalimtarëve të rastit dhe automjeteve të tjera që po lëviznin në zonë.

Në vendngjarje ndodhen edhe forca të Policisë ku ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./a.k/noa.al/