Transmetuar më 12-05-2019, 19:10

Një "luftë" mes drithërimash ka qenë ky sezon i Premier Ligës deri në ndeshjen e fundit.

Mancheste City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2018/19, pavarësisht rivalitetit me Liverpool.

Manchester City ka arritur të fitojë në ndeshjen e fundit përballë Brighton me rezultatin 1-4 në transfertë duke siguruar titullin zyrtarisht.

Edhe Liverpool arriti të fitojë përballë Ëolves me rezultatin 2-0 por kjo fitore nuk mjaftoi për titullin dhe e mbylli sezonin si nënkampion.

Manchester City u pozicionua në vendin e parë me 98 pikë, ndersa Liverpool në vendin e dytë me 97./a.k/noa.al/