Transmetuar më 12-05-2019, 04:01

Një foto që s’ka qarkulluar në media më parë, është kjo që shikoni këtu e cila është realizuar në vitin 2014.

Aty duket Admir Murataj, supergrabitësi i ndjerë i Rinasit përkrah vëllait të tij Can Murataj, por shumë më ndryshe nga fotoja zyrtare që disponon policia.

Murataj ka bërë ndërhyrje kirurgjikale menjëherë pasi është kthyer në atdhe pas arratisjes nga Greqia për t’u dukur një tjetër person, pra jo ai që njihnin autoritetet.

Në foto shihet se ai ka hequr gropën në  mjekër dhe ka ndryshuar formën e fytyrës.

Murataj, ka pasur një pasaportë greke të falsifikuar me emrin Christos Papadias.

Veç këtij identiteti ai njihej edhe si: Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi.