Transmetuar më 12-05-2019, 17:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar.

Paloka i “kujton” Ramës se “ai dhe banda e tij qe sot qeveris , sulmuan policine ne mënyrë çnjerezore.

Sipas Palokës sa herë që kryeministri kapet në krim, thërreth në ndihmë 21-janarin.

Reagimi i Edi Palokës

Rama dhe konet e tij sa here kapen ne krim therrasin ne ndihme 21 janarin.

Si nje grup kriminal me 21 janar , Rama dhe banda e tij qe sot qeveris , sulmuan policine ne menyre cnjerezore. Mbi 50 police u shtruan ne spital pasi u gjakosen dhe plagosen nga goditjet direkte shtazarake me hunj dhe gure para syve te gjithe botes.

Kjo nuk ka ndodhur ne protestat e qytetareve. Perkundrazi, mesazhet e liderit te opozites kane qene gjithmone ne mbrojtje te efektiveve te paperlyer me krimin , ndaj cdo lendim i paqellimshem eshte vetem justifikim i Edi Rames per te ushtruar dhe nxitur dhune. Dhuna eshte interesi i Rames, qytetaret duan Shqiperine si Europa.

Por ndersa sot perdor 21 janarin si mbroje nga krimet e tij, Edi Rama qe me 19 janar 2011 bente thirrje per “te kaluar mbi kufoma”, sapo mori pushtetin, gardistin e ‘grupit të zjarrit’ e beri drejtor te OSHEE , kryetar te PS ne Mat dhe tani kandidat te PS-së për Bashkinë Mat.

Pyetjet qe lindin natyrshem sot jane; cili eshte sherbimi qe ky gardist i ka bere Rames me 21 janar? Pse u shperblye gardisti i grupit te zjarrit te 21 janarit kaq fort nga Edi Rama?

O i pafytyre mjaft e perdore me gjakun e atyre njerezve per te mbuluar krimin dhe korrupsionin tend./a.k/noa.al/