Transmetuar më 12-05-2019, 17:20

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në bashkëbisedim me gazetarët u shpreh se vendi është në një situatë anormale.

Sipas tij kjo ndodh për shkak se prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet.

Një ditë pas protestës Basha u shpreh se kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi.

"Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkëatdhetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi", u shpreh Basha. 

Para pak orësh edhe kryeministri Edi Rama foli përballë gazetarëve.

A dha këtë mesazh për Bashën:

“Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge. Po ta përsëris prapë: Nuk je vonë akoma të dalësh nga kjo rrugë. Më herët se vonë llogarinë ata që të ndjekin, do të ta kërkojnë ty! Se nuk ka lider në botë që ta tërheqë partinë e vetë nga stacioni i një alternative qeverisëse në stacionin ku thërret ‘Aman ik!’ Patjetër që unë jam këtu i gatshëm për dialog”./a.k/noa.al/

BASHKËBISEDIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA ME GAZETARËT

Përshëndetje, mirë se keni ardhur të nderuar përfaqësues të medias, të dashur bashkëqytetarë.

Pak orë na ndajnë nga një mbrëmje dramatike si ajo e djeshmja, kulmim i një krize të pashembullt që vendi po vuan prej vitesh, një krizë e cila ka dimensionet e veta në çdo aspekt të jetës tonë, nëjetën e shqiptarëve të thjeshtë. Aspekti më i ndjeshëm është aspekti ekonomik,është papunësia, është varfëria, është pamundësia, edhe për ata që sot kanë një vend pune është pasiguria, në të gjitha dimensionet e saj, qëështë pasiguria për të nesërmen, e cila buron nga asgjësimi total i çdo sigurie juridike, barazie para ligjit, apo parashikueshmërie të autoriteteve që duhet tëmarrin përgjegjësitë për qeverisjen e vendit.

Pra për rendin dhe sigurinë, që krimi të mos sundojënë rrugët, në qytetet, në fshatrat tona, që qytetarët që janë duke pirë diku kafe të mos goditen nga plumba qorrë siç ndodhi para disa ditësh në Vlorë dhe kryeqeveritarët fërkojnë duart se bandat po hanë kokën e njëra tjetrës. Tek pasiguria për fëmijët e tyre, për ata që sot në sistemin parashkollor kanë arsimin me cilësinë më të dobët në 29 vite, për ata në universitet, të cilët nuk e dinë se çfarë do të bëjnëpasi të mbarojnë, pasi ekonomia, në vend që të krijojë, po gllabëron vende pune si pasojë e krizës ekonomike.

Problemi i thellë i shëndetësisë, ku gjejmë gjithmonë e më pak mjekë, gjithmonë e më pak të specializuar ose mjekë që duhet të ishin prej kohësh në pension, problemi i sigurisë ushqimore, i shkaktuar nga monopolizimi i gjithë zinxhirit të furnizimit me ushqime nga 4-5 oligarkë afër ketu të vendit. Pra, probleme të përditshme të cilat nganjëherë janë të ngjashme me njëra tjetrën, nganjëherë halli hallit nuk i ngjan. Por ajo që i bashkon të gjitha këto probleme është se për shkak të mungesës totale të normalitetit në vend. Jetojmë në një vend anormal me politikë anormale, me qeveritarë anormalë. Është shprehja që dëgjojmë thënë me fjalë edhe më të thjeshta se sa e them sot unë, nga shumica e njerëzve. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq  të shkëputur njerëzit e thjeshtë të këtij vendi nga qeveria, nga qeverisja, nga politikëbërja, nga marrja e vendimeve.

Arsyeja është pikërisht filli që i bashkon të gjitha krizat, të 2 milionë e 800 mijë krizat e bashkëatdhetarëve, të bashkëqytetarëve të mi nga më të moshuarit, tek vogëlushët: Është humbja totale e drejtpeshimit që mban një shoqëri në bashkekzistencë, që e mban një shoqëri bashkë që bën të ndihen njerëzit pjesë të një komuniteti, të një familje të madhe, të një kombi, të një atdheu.

Kjo ka humbur për një arsye të thjeshtë. Sepse prej gjashtë vitesh vendi nuk qeveriset por sundohet dhe kur vendi sundohet, fatin nuk e ke në dorën tënde, fati nuk është në dorë të ligjit, fati është në dorë të një personi apo të disa personave që janë tërësiht jashtë kontrollit apo vullnetit tënd.

Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese, e krizës ekonomike, e krizës sociale dhe krizës psikologjike që po kalon vendi. Po ky sens i drejtë, kjo ndjejnë e mungesës totale të normalitetit mori format dramatike mbrëmjen e kaluar kur përballë u gjendëm si asnjëherë tjetër protestues të ardhur nga Tirana dhe nga gjithë vendi, të bashkuar nga halle të ndryshme, por rreth dëshirës dhe kauzës për t’i kthyer Shqipërisë normalitetin, për t’i kthyer Shqipërisë mundësinë që të bëhet një shoqëri e ngjashme me shoqëritë europiane ku jeton 1 në 3 shqiptarë dhe ku duan të ikin dy në tre shqiptarë që kanë mbetur në vend.

Dhe nga ana tjetër përgjigjen prej një junte kriminale rezervuar protestuesit dhe jo vetëm për protestuesit por për të gjithë qytetarët e Tiranës, ku në shumicën dërrmuese të banorëve në qendër të Tiranës që dje bashkë me fëmijët e tyre në shtëpitë e tyre me doza të larta të gazit helmues, të gazit lotsjellës; dy lloje të ndryshme gazesh që u përdoren bashkë me dhunën e pafre kundër protestuesve, kundër qytetarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe për të kërkuar një të drejtë legjitime të patjetërsueshem, një qeveri të dalë nga vota.

Sot është e qartë se me mirëkuptimin që tregoi me rrahjen barbare të numrit 3 të PD, të partisë më të madhe të opozitës, urdhëruesi i vërtetë i këtij akti ka dalë para shqiptarëve. Ndërsa me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, familje të tëra me brenda në shtëpitë e tyre, fëmijë të vegjël, bebe, të moshuar u pa qartë se sa i shkëputur ëshët nga realiteti ky sundimtar që e shikon gjithë këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel.

Populli, njerëzit janë në vuajtje të thellë dhe ky ka vetëm dy mënyra; herë bën gastorin duke u përpjekur për të bërë gallat, herë bën të fortin e lagjes, arrogantin, cinikun edhe kur fshihet pas blindave.

Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Beteja që ne kemi nisur sëbashku, nuk është një beteje për pushtet, nuk është as një sfidë personale midis meje dhe Edi Ramës, sepse sfidën personale në përballjen direkte me të unë e kam mundur.

Por sot nuk jam nisur të mund Edi Ramën; Edi Ramën e ka mundur lodhja, e ka mundur pushteti 21 vjeçar, e ka mundur zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur hajnia, e ka mundur arroganca.

Sot unë dhe Partia Demokratike, e gjithë opozita e bashkuar jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë, për të rikthyer shpresën në këtë vend, për të rikthyer mundësitë për çdo shqiptar për të jetuar me dinjitet.

Megjithatë, sot, orë pas dramës së mbrëmshme të dhunës, të parë nga gjithë shqiptarët dhe gjithë bota kundër opozitarëve, dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër në orën 18:30, dua t’i bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: Mos i kalo caqet! Mos bëj të fortin pas autoblindave dhe pas gazitlotsjellës! Harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë!

Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruevskit.

Të dashur bashkëqytetarë, shpesh e kemi thënë, por tani është momenti t’i kthehemi fare shkurt se pse erdhëm këtu dhe si erdhëm këtu.

Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Kjo është një aksiomë më e vjetër se demokracia europiane por qëndron në themel të demokracisë europiane. Dhe kjo është arsyerja perse Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, modeli ynë për të nesërmen, modeli mbi të cilin jemi munduar të ndërtojmë herë me sukses e herë pa sukses këto 30 vite, një shtet demokratik, një shtet të së drejtës, me liri dhe mundësi për të gjithë, e ka zgjidhur këtë dilemë përmes ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Nuk e ka zgjidhur brenda javës, as brenda një viti, as brenda dekadave për disa prej vendeve më demokratike të Europës, ky proces ka zgjatur me shekuj dhe ka kërkuar sakrifica të mëdha, përballje, luftëra, e kam thënë dhe e përsëris, janë prerë koka mbretërish për të ardhur tek demokracia europiane siç e njohim sot.

Por ne kemi fatin e mirë të jemi në zemër të këtij kontinenti dhe në zemër të një aleanca euroatlantike, ku nëse ndjekim modelin e kufizimit dhe balancimit të pushteteve dhe nëse e lidhur fatin e njerëzve me pushtetarët, me qeveritarët përmes të vetmit mekanizëm që njeh perëndimi, votës së lirë, mund të gëzojmë edhe ne të njëjtat liri, të njëjtat mundësi dh etë bëjmë të mirën në kushte të tjera që Zoti na e ka falur me bujari, siç është vendndodhja gjeografike dhe pasuritë natyrore të këtij vendi.

Thënë ndryshe, që pushteti të mos jetë absolut të dhe të mos korruptojë në mënyrë absolute, ai duhet të funksionojë i ndarë në tre kolona kryesore; në parlamentin që në mungesë të shprehjes së vullnetit të qytetarëve për çdo çështje, përfaqëson vullnetin e qytetarëve prandaj është e domosdoshme që ky parlament të zgjidhet me votën e qytetarëve dhe që ky parlament ta ketë të lidhur fatin me vendimet e një parlamenti sovran dhe që parlamenti sovran ta ketë të lidhur fatin me qytetarët.

Ky parlament ka për detyrë të mbajë përgjegjëse qeverinë, e cila vepron vetëm brenda ligjit dhe Kushtetutës. Dhe një drejtësi e pavarur që i kontrollon të dyja dhe jep drejtësi në të gjitha rastet, e në veçanti në rastet e kontesteve midis qeverisjes dhe qytetarëve.

Ku jemi sot?

Të treja këto pushtete janë në dorën e një njeriu. Edi Rama sot kontrollon në mënyrë absolute parlamentin, pra është qeveria që kontrollon parlamentin dhe jo parlamenti qeverisjen; kontrollon kabinetin e tij, që është një kabinet kukull, detyra kryesore e të cilit, sipas vetë anëtarëve të kabinetit është të tregojë se sa like në facebook merr udhëheqësi çdo javë, dhe ka kapur prej disa kohësh, në mënyrë totale, sistemin e drejtësisë, duke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, që është e vetmja gjykatë, e cila mund të ndalë veprimet e qeverisë dhe të parlamentit që bie ndesh me Kushtetutën dhe mbrojnë të drejtat tuaja. Duke shkatërruar Gjykatën e Lartë që është rekursi final që mbron të drejtën tuaj të pronës, të jetës, të sigurisë dhe duke kapur prokurorinë.

E gjitha kjo ka ndodhur përnjë arsye të thjeshtë që është edhe nëna e të keqes të kësaj krize shumëdimensionale: Edi Rama ka ardhur në pushtet me krimin e organizuar.

Kur e thamë këtë për herë të parë në vitin 2013 shumëkush e mori për luftë politike, tipike për një opozitë në Shqipëri apo në Ballkan.

Ligji për Dekriminalizmin tregoi se kishim të drejtë, dhjetëra parlamentarë të ardhur nga burgjet europiane u zbuluan para shqiptarëve si përdhunues, si trafikantë droge, si trafikantë të vajzave dhe grave shqiptare, njerëz pa asnjë kontribut politikë në jetën e tyre por me një kontribut të drejtpërdrejtë për Edi Ramën i dhuruan pushtetin.

Me ta Edi Rama ndërtoi policinë, doganat, tatimet, me ta ndau tenderat, prokurorimet dhe pasuritë e këtij vendi dhe në vitin 2016 e shndërroi Shqipërinë në prodhuesin më të madh të kanabisit, eksportuesit e marijuanës në Europë. Me këto para Edi Rama dhe krimi i organizuar ndërtoi rrjetet kriminale që sipas DASH, katër javë më parë, e cilësoi Shqipëirnë bazë operacionale të kokainës, të heroinës, të aktiviteteve kriminale nga Amerikan Latine, nga Amerika e Veriut, nga Europa në Lindjen e Mesme.

Pra, ndërtoi një perandori të krimit, mori pushtetin me krimin dhe po qeveris me krimin.

Këtë e evidentoi edhe raporti i 7 personave, të cilëve ndonëse iu besua një mision i pamundur, ai i ruajtjes së votës në vitin 2017, la një produkt që askush nuk e përmend më; raportin e zgjedhjeve 2017, raport zyrtar i qeverisë shqiptare, që jam i sigurt që asnjë në këtë sallë nuk e ka lexuar, edhe shërbëtorët e Edi Ramës në media e kanë varrosur. Dokument zyrtar që tregon se si në 2017 Edi Rama erdhi në pushtet me ndihmën e bandave, shitblerja e votës ishte problemi numër një i raportit të OSBE/ODIHR-it…

Por me të vërtetë s’kishim parë asgjë akoma, derisa Zëri i Amerikës publikoivetëm disa minuta nga Dosja 339, ku tregohet qartë se si krerët e bandave shqiptare, nga Avdylajt në Durrës tek Bajrat në Shkodër,tek Ymer Lala në Dibër dhe Shullazët në Tiranë dhe anembanë vendit, blenë vota për Partinë Socialiste të Edi Ramës, mbushën kutitë e votimit, kërcënuan, shantazhuan votues të opozitës, aktivistë të opozitës, përcaktuan në listat e Partisë Socialiste kandidatë për deputetë që nuk përfaqësojnë socialistët shqiptarë, por krimin e organizuar.

Dosja 339 e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe dosja 184 e zgjedhjeve të Dibrës, provës gjenerale për të vjedhur zgjedhjet me krimin, janë themeli i ngrehinës të së keqes, i të keqes që ka zaptuar sot Shqipërinë.

Ndaj që rruga të hapet për një Shqipëri normale, që rruga të hapet për një Shqipëri normale, që rruga të hapet për një Shqipëri europiane duhet që kjo ngrehinë të shembet me themel.

Por që të hetohet 339-a, që të hetohet 184-a, na duhen gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur.

Ndaj Edi Rama ka investuar gjithçka për të kapur prokurorinë, po investon gjithçka për të kapur drejtësinë dhe ndërkohë pandëshkueshmëria sundon kudo.

Damian Gjiknuri duhej të ishte sot në burg si organizatori dhe zbatuesi i planit të blerjes së votës me Ymer Lalën dhe segmente të Policisë së Shtetit, dhe me Saimir Tahirin në Dibër.

Ai është dot kreu i fushatës elektorale për të ashtuquajturat zgjedhje të vitit 2019, zgjedhjet lokale.

Taulant Balla duhet të ishte sot i pandehur, bazuar mbi dhjetëra përgjime të dosjeve hetimore që e ngarkojnë drejpërdrejt si ndërlidhësin me bandat kriminale të Elbasanit për shit-blerjen e votës.

Po kështu, anëtar i këtij shtabi, Ulsi Manja duhet të ishte në burg, për rolin e tij në shitblerjen e zgjedhjeve të Dibrës dhe rolin e tij në shitblerjen e zgjedhjeve të vitit 2019, anëtar i Task Forcë.

Në këto kushte, Edi Rama propozon atë që propozon çdo autokrat i korruptuar, ta çojë të keqen edhe më thellë, të diktojë një tjetër proces zgjedhor, ku kryebashkiakët të mos jenë produkt i votës së qytetarëve, por të jenë produkt i bashkëpunimit të Edi Ramës me llumin e shoqërisë, me kriminelët dhe me oligarkët.

Ne jemi sot në këtë udhëkryq ku të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, ku e gjithë ekonomia është përqëndruar në duart e 5 oligarkëve, dhe ku policia urdhërohet të mbrojë kriminelët, që në fakt duhet të arrestohen dhe të çohen para drejtësisë dhe të dhunojë qytetarët që janë viktima të aferave të tmerrshme korruptive, në favor të kriminelëve si Edmond Bego, me rastin e projektit 60 milionë Euro tek Unaza e Re, apo të oligarkëve, po kështu tek Unaza e Re.

Po marr vetëm një aferë, por kjo nuk po ndodh dhe nuk ka si të ndodhë.

Edi Rama ka një tjetër plan. Dhe nuk do të ndalet derisa ta ndalim.

Ndonëse sot në panik total foli me tone të ulura, plani i tij është i qartë dhe i thjeshtë për t’u kuptuar, të godasë, frikësojë dhe shkurajojë përballjen qytetare, dhe për këtë i duhet të shkurajojë në rradhë të parë opozitën.

Kjo është arsyeja se përse në vend që në burg të ishte Damian Gjiknuri për aferën e Unazës, dhe oligarkët që fshihen pas falsifikimit të firmës së Sekretarit të Shtetit të Dellaëare.

U arrestua Klevis Balliu për të vetmin faj sepse doli në krah të qytetarëve që po dhunoheshin barbarisht, po rriheshin dhe po i lëshohej gazi djegës në fytyrë siç e keni parë, siç e kanë parë edhe qytetarët.

Kjo është edhe arsyeja e rrahjes barbare të Sait Dollapit, për të provuar sa larg mund të shkojë që të mbajë të gjitha pushtetet në një dorë, me ndihmën e krimit dhe me ndihmën e oligarkëve.

Kjo është arsyeja se përse në vend që në burg të ishte Geron Xhafa për trafikun e drogës në Vlorë, në vend që në burg të ishte Taulant Balla i cili bashkë me Ardi Veliajn, drejtorin e policisë së Fierit, dhe prokurorin Gent Osmani dhe segmente të SHISH, me urdhër të Edi Ramës dhe në bashkëpunim me Fatmir Xhafën prodhuan, fabrikuan Fredi Alizotin, merren të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji.

Por të gjithë këto përpjekje kanë dështuar.

Ka 12 javë që zemërimi popullor sa vjen e rritet, protestat qytetare shtohen dhe bëhen edhe më të mëdha, më të fuqishme dhe më të vendosura.

Në kushtet e asgjësimit të çdo institucioni, e vetmja forcë që mbetet në këmbë, është forca e sovranit, është forca e njerëzve të bashkuar.

Dhe kjo forcë duket se është mëse efikase.

Ka arritur fitoret e saj të para. Së pari të vetëdijesojë një botë dhe një Europë të kapluar nga kriza të shumta, se ajo që po ndodh në Shqipëri nuk është ajo që falsifikohet në raporte dhe palo-raporte. Sot është e qartë se kriza politike dhe kushtetuese në vend, bashkëpunimi i Edi Ramës me krimin për të vjedhur zgjedhjet e vitit 2017 është pengesë e pakapërcyeshme për hapjen e negociatave.

Me fjalë të tjera Edi Rama ia ka mbyllur përsëri derën Shqipërisë dhe kjo derë nuk do të çelet derisa në fjalët e përfaqësuesve më të lartë të politikës europiane dhe gjermane, ata që vodhën dhe blenë votat e 2017-ës, të dënohen.

Në këtë betejë zonja dhe zotërinj, ka shumë nga ata që thonë se Partia Demokratike dhe Lulzim Basha duhet të investohen jo thjeshtë dhe vetëm për largimin e Ramës.

Dua t’ju them fare qartë, keni shumë të drejtë.

Dua t’jua përsëris shkoqur atë që ndoshta nuk ka arritur të depërtojë në çdo ekran, në çdo shtëpi, në çdo familje.

Kjo nuk është një luftë për pushtet, kjo nuk është luftë për karrike, kjo është një betejë për një transformim të thellë politik.

Nëse ndërrohen karriket, ku ky sistem i qelbur nga koka tek këmbët qëndron, atëherë do të kalojmë nga kjo krizë në një krizë tjetër.

Dhe kjo është arsyeja përse nuk kam pranuar këshillën e disa miqve tanë dashamirës që të hyjmë në zgjedhje edhe në këtë situatë, pavarësisht problemeve, sepse sondazhet favorizojnë Partinë Demokratike dhe koalicionin tonë.

Sepse në fund dihet që nuk vendos vullneti i qytetarit, por paraja dhe dhuna e kriminelit.

E vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë, është t’i kthehemi modelit të Edi Ramës, modelit të 2017-ës, modelit të 2013-ës, modeleve që aplikonte për Bashkinë e Tiranës.

Për çdo ymerlalë, t’i shtrijmë dorën një anti-ymerlale, për çdo shullaz, një antishullaz, për çdo bajër, një antibajër, për çdo avdylaj një anti-avdylaj.

Por këto nuk do të ishin zgjedhje. Këto do të ishin luftë mes bandave.

E vërteta është se gjithë këto vite ne kemi bërë betejë jo me PS dhe jo për idetë që e ndajnë tradicionalisht të djathtën nga e majta. Ne jemi për taksa të ulëta, për shtetin e vogël, për lirinë dhe individualitetin individual.

Ne besojmë se më shumë para në xhepin e një individi dhe më pak në buxhetin e shtetit prodhojnë më shumë mirëqenie për shoqërinë, më pak korrupsion,  më shuëm shpresë, më shumë iniciativë, më shuëm inkurajim, më shumë pjesëmarrje në ekonomi, në shoqëri e kudo. Por nuk dua të futëm në këtë debat të munguar të PSSH me shpresën se ky debat do të vijë kur të çlirohet nga kupola kriminale ku e ka zënë rob tash sa vite.

E vërteta është se beteja ime, e PD këto vite ka qenë me Rrahman Rrajët, siç në mënyrë naive e pranoi edhe djali i tij, ka qenë me Shullazët, ka qenë më Bajrët, me Çelët dhe me Sanxhaktarët, ka qenë më Ymer Lalët. Këta kanë qenë administratorët e vërtetë të procesit të ashtuquajtur zgjedhor në emër të  Edi Ramës, në emër të Taulant Ballës, në emër të Saimir Tahirit, në emër të Damian Gjiknurit, dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale të Rilindjes që ka asgjësuar kësisoj gjithë procesin politik.

Dhe për këtë arsye me zgjidhjen që propozojmë i bëjmë një shërbim të madh vendit. Nuk jemi në këtë betejë për pushtet, ndonëse çdo sondazh edhe ato të kundërshtarit tregojnë qartë se maxhornaca e re numerike dhe politike në vend, por ne jemi dhe duhet të jemi maxhornaca morale e këtij vendi. Nëse humbet kjo asgjë nuk ja vlen.

Në këtë betejë nuk jemi dhe nuk jam që të ndërrojmë Edi Ramën me Lulzim Bashën. Në këtë betejë jam për një transformim të thellë politikë që t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur, të shkatërrojë çdo mundësi që çdo kush nesër ti kapë të treja pushtet, të lidhë pakt me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh, t’i vërë shkelmin në fyt qytetarëve pa pyetur për askënd, pa dhënë llogari askujt; me propagandë, me mashtrime, me vjedhje, me korrupsion dhe me rryshfet.

Ne kemi një plan dhe unë kam një vizion se si mund të arrihet. Nuk është asgjë e re, asgjë origjinale, është e vjetër saç është e vjetër demokracia europiane, është e vjetër saç është e vjetër demokracia amerikane.

Ndarje dhe balancim të pushteteve, kufizim të pushtetit, kufizim të termave të pushtetit, disa prej këtyre ideve kemi nisur t’i diskutojmë dhe shpresoj që dita të vij që ky diskutim të shtrihet anembanë Shqipërisë dhe të rezultojë në një referendum popullor që të vendosë  sistemin e ardhshëm zgjedhor, nëse do të kemi një parlament me një apo me dy dhoma, nëse deputetët do të zgjidhen drejtpërdrejtë me sistem maxhoritar apo në lista të hapura kombëtare apo rajonale, nëse do të kemi një president nga populli, dhe kufizim të mandatit të Kryeministrit, dhe si do të mundemi të kemi me të vërtetë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur të cilët e ndëshkojnë dhe nuk e mbrojnë politikanin e lidhur me krimin. Kjo kërkon një reformë të thellë politike, kushtetuese, sistemike, dhe padyshim kërkon një frymë dialogu dhe një klimë besimi politik mes të gjithë palëve politike përfshirë PS përfshirë të gjithë aktorët e tjerë shoqërorë.

Por ky proces rehabilitimi nuk mund të ndodhë pa përfunduar kirurgjinë pa të cilin pacienti rrezikon të vdesë. Pa ndarë politikën nga krimi nuk mund të ketë një proces të mirëfilltë dhe real mbi ndryshimin e thellë që Shqipëria ka nevojë për të mos përsëritur më as këtë makth me emrin Rilindje, as kriza të mëparshme, as kriza të reja të kësaj natyre.

Prandaj është e domosdoshme të rikthejmë themelin e themelit, votën e lirë. Thënë shkurt dhe qartë të dashur bashkëqytetarë, nëse qytetari e lidh fatin me kriminelin, ju braktis ju dhe i shërben kriminelët, nëse pushtetari vjen në pushtet, nëse politikani vjen në pushtet me ndihmën e kriminelëve dhe paratë e oligarkëve nuk iu ka borxh asgjë qytetarëve përveçse arrogancën, harbutërinë, vjedhjen, dhunën, propagandën, mashtrimin.  Në ato moment qeveria e ka lidhur fatin me këtë grup njerëzish.

Një gjë është e qartë për mua sot në pohimin që bëri Edi Rama, me të vërtetë ai e ka shumë të vështirë dhe ndoshta të pamundur për paktin që ka bërë me ata që e sollën në pushtet, por ata nuk janë qytetarët, nuk janë as socialistët shqiptarë. Ndaj i them të mendohet mirë para se të turrë dhunën e banditëve me uniformë, blindat dhe gazinlotsjellës para qytetarëve të thjeshtë dhe të dhunuar për të mbrojtur paktin e tij me krimin, mendohu mirë sepse fati më i mirë do të jetë ai i Gruveskit.

Por përtej tij dhe zullumeve të tij, rruga për të dalë nga kjo krizë është rruga e lidhjes së fatit të Parlamentit të ardhshëm, të vetmit parlament legjitim me fatin e qytetarit shqiptarë. Vetëm kur deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ta kenë lidhur fatin drejtpërdrejtë me zgjedhësit e tyre, të jenë peng  i votës tuaj, t’ju kenë frikë vetëm ju, vetëm atëherë mund të kemi një themel të shëndoshë mbi të cilën të ndërtojmë mbi parimet e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit të pushteteve, mekanizma që do të garantojnë lirinë tuaj, dinjitetin tuaj dhe mundësitë tuaja për mirëqenie dhe punësim.

Ligjet shqiptare nuk janë të këqija, por ato nuk zbatohen. Mbi bazën e këtyre ligjeve, shumë prej të cilave të ndërtuara mbi modele evropiane, me një qeverisje të dalë nga vota juaj, dhe me ligje të reja, të cilat do ta ndajnë njëherë e mirë politikën nga krimi, si vetingu për politikanët, si ligji antimafia për oligarkët, që do të marrë pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj, dhe do jua kthejë ju, qytetarëve shqiptarë, dhe paketën tonë për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Ne jemi gati të hapim jo thjesht të hapim një debat, por të hapim rrugën drejt një demokracie funksionale, qëështë parakusht për mirëqenien, për lirinë, për dinjitetin, për sigurinëe çdo familjeje shqiptare.

Është kjo betejë, për këtë transformim të thellë, që kemi nisur së bashku, ajo që ka rikthyer shpresën dhe besimin se ky vend mund dhe do të bëhet, që ka zgjuar interesin dhe mbështetjen e miqve të vërtetë të këtij vendi, për të mos e lënë Shqipërinë në muzgun e regjimeve despotike aziatike, por për të investuar pa kompromis vetëm në standarde evropiane. Ky është edhe mesazhi i atyre që ia kanë përplasur derën në hundë klikës kriminale dhe Edi Ramës. Nuk e kanë bërë se nuk duan shqiptarët, e kanë bërë sepse për Shqipërinë dhe shqiptarët duan vetëm standardin evropian. Kjo është rruga e vetme në të cilën duhet dhe do të ecim së bashku.

Ndaj pa u zgjatur shumë dhe për t’u dhënë mundësinë edhe përfaqësuesve të medias, tëpranishëm këtu, më lejoni t’u ftoj edhe njëherëtë bëhemi të gjithë bashkë në këtë betejë, në të gjithë dimensionet e kësaj beteje. Nëse jeni studentëapo pedagogë, dhe në vend të të drejtave tuaja, jeni përjashtuar, jeni goditur, jeni shkarkuar me pa të drejtë, apo jeni përballur me projekte anakronike, si shkatërrimi i Akademisë së Shkencave, nëse jeni sipërmarrës, që mezi mbani kokën mbi ujë, nëse jeni fermerë të dëshpëruar, sepse puna ju fut në borxh, në vend që t’ju sjellë mirëqenie, nëse jeni profesionistë, që nuk e kuptoni, se pse i ashtuquajturi taksim progresiv, jo vetëm që ju merr me të padrejtëdjersën e ballit dhe ju nxjerr jashtë tregut, por në vend që t’ju rikthehet si shërbime, ju rikthehet si mallkim, në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë tjetër të shërbimeve qeveritare, nëse jeni pensionistë dhe nuk ju dalin paratë për të paguar as bukën e gojës, pasi paguani faturën e kripur të dritave dhe të ilaçeve, nësejeni me ndihmë ekonomike qesharake, apo jeni nxjerrë me tëpadrejtë nga ndihma ekonomike, e në veçanti, ju të rinj që doni standarde dhe jetë evropiane, ejani ta ndërtojmë së bashku, këtu, në vendin tonë.

Do ta bëjmë të gjithë së bashku. Do t’ja dalim!

Kjo është thirrja, kjo është beteja.

Ju do të vendosni me votë të lirë. Beteja për votën e lirëështë beteja që do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. Ose tirani e krimit, ose Shqipëri evropiane. Ejani të gjithë së bashku, të vazhdojmë betejën deri në fitore, për Shqipërinë Evropiane, duke vazhduar me protestën e nesërme, në orën 18 e 30, në Tiranë.

Pyetje: Zoti Basha, po përsërisni “Nano ik” me bombat molotov? Si e vlerësoni rezultatin e protestave “Nano ik” në 2004? A mendoni se me protestat që po organizoni, kryeministri Rama mund të rrëzohet?

Pyetje: Le të supozojmë se mbështetësit e PS apo ata të Bindjes demokratike duan të votojnë partitë e tyre më 30 qershor. Ku do ta gjeni të drejtën për t’i penguar qytetarët për të ushtruar të drejtën e votës.

Pyetje: Rudina Hajdari ditën e djeshme, ku thotë “mos e quani veten demokrat zoti Basha dhe mos besoni se im atë do të mbështeste veprimet tuaja sonte”. Ju a jeni penduar që e keni vendosur zonjën Hajdari në listat e Partisë Demokratike?

Lulzim Basha:Suksesi në jetë përcaktohet në të bërit e sa më pak gabimeve. Të bërit e sa më pak gabimeve në jetë, fatkeqësisht kalon nga të bërit e shumë gabimeve. Askush nuk është përfekt dhe unë përpiqem dhe mundohem të mësoj nga gabimet e mia dhe shpresoj që çdo vendim që marr bart me vetepërmirësimin e gabimeve të bëra në të kaluarën. Kjo është deklarata sa i përket vendimeve të mia të mëparshme politike, por në rastin konkret unë nuk mund dhe nuk do të bëj asnjë koment.

Sa i përket çështjes së zgjedhjeve, duhet ta kuptoni se e gjithë kjo bëhet për zgjedhje. Pra, ose do të ketë zgjedhje, ose nuk do të ketë zgjedhje. Nëse nuk ka një proces të garantuar ku qytetarët mund të votojnë të lirë, nuk quhen zgjedhje. Nuk dua të përdor shprehjen popullore “ose pret njëfëmijë, ose nuk pret një fëmijë”. Nëqoftëse fëmija që pret në këtë rast, është përmes procesit demokratik njerëz të zgjedhur, të cilët janë mandatuar nga qytetarët, atëhere këtyre qytetarëve duhet t’ju garantohet e drejta për të votuar. Kush do ta garantojë këtë të drejtë? Ështëprovuar katërcipërisht, ka mijëra orë përgjime, që Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Ulsi Manja, 3 nga anëtarët e të ashtuquajturës “taske force për zgjedhjet” duhet të ishin sot të pandehur ose në burg për shkatërrimin e zgjedhjeve. Asnjëri prej tyre nuk është marrë as në pyetje. Banditë me nam, të cilët po kështu drejtpërdrejt janë përfshirë në procesin zgjedhor,hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me EdI Ramën, me prokurorët dhe gjyqtarët e këtij vendi.

Pra, duhet t’i japim fund skizofrenisë politike, ose jemi në një situatë normale dhe atëhere keni gjithë të drejtën të kërkoni ta ndal këtë betejë dhe ju të vazhdoni të bëni jetën tuaj të lirë e tëlumtur, ju gazetarët të bëni profesionin tuaj të lirë nga presionet, të garantuar në statusin tuaj social, ose duhet të pranojmë se vendi është në një krizë të thellëdhe rrënja e kësaj krize është se nuk ka zgjedhje.

Atehere e gjithë kjo betejëështë që të rikthejmë zgjedhjet, e gjithë kjo betejëështë që t’u rikthejmë të drejtën qytetarëve për të zgjedhur me votëdeputetët, kryebashkiakët, këshilltarët, qeverinë që duan, në bazë të ofertave, në bazë të programeve, dhe t’i shkarkojnë atëhere kur ata vlerësojnëse ajo qeveri apo ai kryebashkiak nuk bëjnë më apo nuk e kanë bërë detyrën. Ky mekanizëm është prishur dhe pastaj gjithçka tjetër ka rënë në duart e një njeriu të lidhur me krimin, të lidhur me oligarkinë. Dhe kjo është arsyeja pse liria e medias është në pikën e saj më të ulët në 29 vite.

Pushteti i katërt, është po kështu në duart e Edi Ramës. Ai është sot kryeministri, është parlamenti, është kryeprokurori, është Gjykata Kushtetuese, është Gjykata e Lartë.

Është kryeredaktori i secilës prej mediave kryesore në vend.

Të gjitha pushtetet në një dorë. Prandaj e vetmja mënyrë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të kthyer normalitetin politik, është një qeveri tranzitori, ku përdhunuesi serial i zgjedhjeve, nuk mund të jetë dhe kujdestar i zgjedhjeve të ardhëshme. Është e paimagjinueshme ti thuash opozitës, futu dhe bëj zgjedhje. Jo vetëm do garosh me përdhunuesin, por përdhunuesi do jetë dhe kujdestar i këtyre zgjedhjeve, do të jetë arbitri i këtyre zgjedhjeve.

Ka dy rrugë për ta zgjidhur këtë:

Ose të futemi me kobure në brez, çka, siç ju thashë, e kemi refuzuar.

Ose rruga politike që kemi ndjekur, duke djegur mandatet, duke mos u bërë më pjesë e një parlamenti legjitim dhe duke thirrur shqiptarët të bashkohen.

Për çfarë?

Që të kenë të drejtën ata, të zgjedhin kryebashkiakët e ardhshëm, deputetët e ardhshëm, qeverinë e ardhëshme. Kjo është beteja! Në fund, do të jenë qytetarët që do të vendosin; Kë duan të zgjedhin deputet, se kujt duan ti japin shumicën për të qeverisur, se kë duan të zgjedhin kryebashkiak.

Por e gjithë kjo betejë bëhet që kjo e drejtë t’ju kthehet qytetarëve shqiptarë. Sepse sot, kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama në bashkëpunim me krimin. Kjo është e vërteta e thjeshtë, e qartë, dhe që me sa duket, ndonëse e kam përsëritur shpesh, vazhdoj ta përsëris, përderisa ka njerëz që kanë iluzion se me 30 qershor do ketë zgjedhje. Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017-ën dhe 2016-ën. Kësaj rradhe, përveç kandidatëve të tij të krimit, do të ketë dhe kandidatë fallco nga opozita fallco, që bën pjesë e parlamentit fallco, qeveri fallco.

Kjo nuk mund të ndodhë!

Kjo nuk duhet të ndodhë!

Kjo nuk do të ndodhë!

Partia Demokratike, opozita dhe shumica dërrmuese e shqiptarëve janë të bashkuar. Për ne është mission kombëtar, patiotik dhe njerëzor, të mos lejojmë më zgjedhje të diktuara nga krimi.

Do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi parashtruar rrugën përmes të cilës këto mund të garantohen, pa i dhënë favor asnjë pale, dhe padyshim pa i dhënë pushtetin në tavolinë asnjë pale.

Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama e merr pushtetin në tavolinë me krimin. E vetmja gjë që ne kërkojm është që kjo të marrë fund. Dhe e vetmja mënyrë për ta organizuar këtë, është që përdhunuesi serial i zgjedhjeve të mos jetë kujdestari i zgjedhje të ardhëshme.

Me historinë jam i sigurtë që ka njerëz më të përshtatshëm që mund të merren. Veçanërisht që në një moment të tillë, ka të tjerë që mund të merren në mënyrë më efektive me historinë se sa unë.

Pyetje: Zoti Basha, ju theksuat tre herë se beteja e opozitës nuk është për pushtet. Gjatë deklaratës së mëparëshme të kryeministrit, ai u tregua i hapur se nëse opozita nuk e ka këtë betejë për pushtet, është i gatshëm të dialogojë. A është e gatshme  opozita të ulet në një tryezë me kryeministrin për të shmangur një konflikt civil?

Lulzim Basha: Ne jemi në kulmimin e një krize, e cila ka lindur pikërisht sepse të drejtat civile janë dhunuar dhe asgjesuar. Janë dhunuar institucionet, janë asgjesuar institucionet, janë kapur institucionet. Dhe kjo është përgjigja e popullit ndaj kësaj krize. Hapi i parë për zgjidhjen e krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin.

Realisht i mirëkuptoj ata që thonë; po kërkon shumë pak, se ky jo thjeshtë nuk duhet të jetë kryeministër, ky nuk duhet të garojë, ky duhet të jetë në burg. Dhe në fakt, në çdo vend europian, për secilin prej skandaleve që kanë ndodhur, ky duhet të ishte larguar prej kohësh, ky duhet të ishte para drejtësisë. Jo europiane, por në vende ballkanike!

Por kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Jo për ne! është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për ti shërbyer interest public. Gjithçka tjetër do ta shëndërrontë këtë, në atë për të cilën jemi akuzuar me të padrejtë: Në një pazar!

Nuk jemi këtu për pazar, nuk jemi këtu për pushtet. Jemi këtu për një transformim politik, i cili padyshim kërkon konsensus, dialog, kompromis, me të gjithë palët politike, por jo nën kujdestarinë e një përdhunuesi serial.

Edi Rama është kapur duke vjedhur zgjedhjet. Kjo është diferenca midis gjithckaje tjetër që ka ndodhur më parë në këtë vend dhe kësaj që ka ndodhur tani. Nuk janë thjeshtë raportet e OSBE-së, nuk është thjeshtë raporti I vetë qeverisë së tij, që ai bën sikur nuk e ka. Është provë zyrtare në çeshtjet e prokurorisë, se këto zgjedhje u diktuan nga krimi. Prandaj është ngutur të emërojë një prokuror të përkohshëm të paligjshëm, prandaj ngutet të kapë gjithë strukturën e prokurorisë. Ofron miliona për të mbyllur dosjen 339 dhe 184.

Në mënyrën më absolute dhe të prerë: Është e panegociushme largimi i Edi Ramës si kryeministër. Vetëm kjo i hap rrugë zgjidhjes politike, në të cilën, padyshim, ftojmë Partinë Socialiste të jetë pjesë përbërëse e kësaj zgjidhje dhe pastaj të transformimit politik, për të cilin luftojmë dhe qëndrojmë ne si opozitë dhe në veçanti unë dhe Partia Demokratike.

Pyetje: Kur kanë ngelur dhe 24 orë nga protesta që opozita ka thirrur, çfarë nënkupton kryetari i opozitës, me thirrjen drejtuar policisë; mos i kaloni caqet? Kush është vija e kuqe e opozitës dhe sa larg mund të shkojnë protestat e saj?

Lulzim Basha: Thirrja ime, iu drejtua drejtëpërdrejt urdhëruesit të dhunës, njeriut që e ka kthyer policinë në një instrument kriminal dhune kundër qytetarëve, që e ka politizuar dhe inkriminuar kupolën e policisë, ju drejtua Edi Ramës.

Për efektivët e thjeshtë të policisë kam vetëm një thirrje: Zbatoni ligjin, mos tejkaloni ligjin, mos iu bindni urdhërave të paligjshëm, sepse nesër nuk do të ketë asnjë justifikim për ju.

Po mes tyre ka dhe kriminelë me damkë, si Baro i mbrëmshëm, i cili ka një dosje kriminale në kurriz, cili duhet të ishte minimalisht i dënuar, por që është nga ato kuadro me uniform të Rilindjes dhe që përfaqëson krimin e veshur me uniform. Atij dhe shokëve të tij të policisë së krimit,të veshur me uniformën e policisë së shtetit, ju them fare qartë se: asgjë nuk do të harrohet dhe do të mbajnë përgjegjësi personale, penale, para ligjit shumë shpejt.

Pyetje: Dihet që menaxhimi i turmave është një ndër problematikat më të mëdha të policisë. Supozojmë që PD, nesër do jetë në poushtet dhe ju kryeministër, çfarë do këshillonit ju gjatë një revolte të opozitës së nesërme, si mund ta përballonte policia?

Lulzim Basha: Nuk jemi këtu për të diskutuar manualet se si sillet policia. këtu jemi për të diskutuar diçka shumë më të rëndë. Në njërën anë është populli i dhunuar, i goditur në mënyrë të paligjëshme, dhe në anën tjetëer janë kriminelët që e kanë goditur. Aty janë prindërit e fëmijëve, 3 dhe 5 vjec të shtëpive në boulevard që u hodhën gazin brenda në shtëpi. Tani ndaluni për një çast e mos e mendoni me mendje, mendoni pak më thellë se mendja. Që të jesh duke fjetur në shtëpi dhe në orën 05.00 të mëngjesit të të hedhin gaz në shtëpi dhe të lkesh fëmijë të vegjël brënda. Re me gaz për të të nxjerrë nga shtëpia, të ta prishin shtëpinë pa ligj, pa shpronësim. Imagjino prindërit e këtyre fëmijëve. Imagjino prindërit e fëmijëve tek unaza të traumatizuar prej një viti! Shumica e tyre nuk shkojnë as në shkollë, se ju thonë se do ua prishin shtëpinë sot, do t’ju prishim shtëpinë nesër. Disa prej prindërve i shoqërojnë në mënyrë të rregullt në polici, i rrahin, ju thyjnë këmbë dhe i mbajnë në paraburgim.

Imagjino fëmijët e prindërve që kanë vrarë veten në burg, kur kanë mbetur 3-4 muaj në paraburg për 30 mijë lek të vjetra fatura energjie. Ka nevojë ti përmend emrat? E dini se sa janë? E dini sa qytetarë kanë vrarë veten në burg, pa u dënuar akoma, për vepra të tilla? 30 mijë, 50 mijë, 60 mijë lek të vjetra! Dhe përfytyroni këta njerëz në protest, përballë kanë atë që simbolizon dhunuesin, që iu ka marrë jetën e prindit, që u ka futur gazin në shtëpi fëmijëve, që i ka nxjerrë me të padrejtë nga puna, që i ka hedhur në mes të katër rrugëve.

Pse?

Që të pasurohen në mënyrën më të përbindëshme. Që të pasurojnë një grusht njerëzish, që sot kanë dhjetra, qindra miliona euro të shqiptarëve, pasuri personale. Vila miliona dollarëshe, si Surreli. Pasuri të patundëshme, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie. Kanë kaq shumë para, sa nuk ju mjaftojnë as shtëpitë e kushërinjëve për ti fshehur. Paratë e shqiptarëve!

Këto janë dy realitete përballë njëri-tjetrit. Për fat të keq në mes ka një kordon policer, shumica e efektivëve janë hallexhinj, njësoj si njerëzit, dhe ka një grusht horrash dhe kriminelësh, që nuk duhet të ishin kurrë nën uniform. Që janë aty për të garantuar që këta të përdoren kundër vëllezërve të tyre, për të mbrojtur dhe hajdutët dhe kriminelët në njërën anë, dhe për të goditur vëllezërit e tyre. Kjo është situata e protestës. Unë me të vërtetë e quajta një armatë lirie, por ai nuk është një repart ushtarak që marshon me urdhër, është një bashkim njerëzish, që sot është me më shumë shpresë dhe besim se kurrë. Por kjo nuk do të thotë se kanë harruar hallet, problemet dhe dramat që i bashkojnë në atë protestë.

Pyetje: Zoti Basha, nesër ju organizoni protestën e pestë kombëtare, ku një nga kërkesat është largimi i Edi Ramës. Kryeministri ka dhënë përgjigjen e tij ku ka thënë se nuk do të largohet. Si pritet të vijojë aksioni opozitar?

Lulzim Basha: Aksioni opozitar, është ai që kemi shpalosur prej kohësh. Sot ne jemi një aksion popullor. Kriza ku ndodhemi, ka vetëm dy rrugë zgjidhje:Ose vendi do të vazhdojë të bjerë në tiraninë e krimit, pasi t’i ketë kapur edhe ata gjyqtarë e prokurorë që i kanë mbetur pa kapur, pasi të ketë kapur edhe ato dy-tre pasuri të vendit dhe të ja ketë dorëzuar oligarkëve që nuk ia ka dhënë akoma, se gjysmën e më shumë ua ka dhënë me konçensione, PPP dhe tendera, do të ketë pastaj marrëzitë e fundit të autokratit. Por unë besoj se shanset që kjo të ndodhë, janë zero.

Përshkallëzimi i çmendurisë së autokratëve, është kur transportojnë problemet e tyre jashtë vendit, dhe tradhëtia që Edi Ramai bëri Kosovës, duke u rreshtuar përkrah axhendës serbe për ndryshimin e kufijve, për coptimin e Kosovës, është një prove e qartë se kemi të bëjmë tashmë  me një njeri që nuk kërcënon thjeshtë dhe vetëm stabilitetin e një vendi, por stabilitetin e rajonit, interesat gjeostrategjike europiane. Kushdo e ka kuptuar. Kush nuk do, nuk do të ketë shumë mundësi mos ta kuptojë.

Prandaj është detyra jonë, si shqiptarë në rradhë të parë për njerëzit, si patriot për demokracinë, si europianë për fatin e Shqipërisë europiane. Dhe për fatin e kombit, përfshirë dhe një Kosovë sovrane, me integritet territorial të pacënuar, që i shërben stabilitetit rajonal, të bëjmë gjithçka për ta ndalur një orë e më parë këtë autokrat të korruptuar, të inkriminuar dhe tashmë të rrezikshëm, jo thjeshtë dhe vetëm për vendin, por për rajonin dhe për interesateuropiane në vend.

Prandaj në këtë mission, jemi të qartë dhe të vendosur. Hapi që kemi hedhur është pa kthim, mandatet janë djegur dhe ne jemi në krah të qytetarëve. Bashkë me qytetarët, kemi garancinë që kjo betejë nuk do të ketë, siç nuk ka ndodhur kurrë në histori, fundin që ëndërrojnë autokratët e korruptuar, por do të ketë fund që ka gjithmonë një popull kur bashkohet për një kauzë të drejtë, fitoren e kauzës së drejtë.

Pyetja e vetme është: me çfarë fature dhe si do të përfundojë Edi Rama?

Se si do të përfundojë beteja, kjo dihet. Shqipëria do të jetë një vend me liri, me demokraci, me shtet të së drejtës. Shqipëria do të jetë një vend me një të ardhme që do tu takojë qytetarëve të saj, nuk do të jetë një vend I zbrazur nga rinia, nuk do të jetë një vend i refugjatëve, një azil pleqsh që nuk paguan dot as pensionet. Prandaj e bëjmë këtë betejë.

Dhe në mënyrë që kjo të ndodhë, pavarësisht se kush qeveris, e rëndësishme është që qytetarët të vendosin. Qytetarët të vendosin! Pavarësisht se kush qeveris, ata të vendosin. Ata ti ngarkojnë, ata ti shkarkojnë me votë qeveritarët. Kjo është beteja!

Pyetje: Duke parë protestat që kanë filluar që prej 16 shkurtit, pak a shumë kemi organizim të popullit, mbarim të protestës, dhe fatura në fund të çdo proteste: policë dhe qytetarë të lënduar, ndërkohë që nga ana tjetër shohim që kryeministri ka deklaruar se qeveria e tij është legjitime dhe nuk do të tërhiqet. Në gjithë këto protesta, fatura në fund të çdo dite është: plagosja e policëve dhe duket se qeveria nuk ka një kthim prapa…

Lulzim Basha: Jo, nuk është ashtu. Fatura është e qytetarëve. Çdo ditë që ky regjim vazhdon, faturën e paguajnë qytetarët. E paguajnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Vetëm një pakicë përfiton nga Edi Rama, ku përfshihen për fat të keq edhe një pjesë e pronarëve të medias. Por janë një grusht njerëzish, një grusht kriminelësh dhe një grusht oligarkësh.

Druaj se po t’inumëroj me emra dhe mbiemra nuk janë as sa gishtat e dorës dhe të këmbës bashkë. Dhe ju e dini këtë fare mirë. Siç e di unë fare mirë se të gjitha këto halle dhe probleme i përjetojnë njësoj si demokratë, si socialistë, si njerëz të bindjeve të tjera të ndryshme politike. Që kjo faturë të ndalet, duhet me çdo kusht që vendi të ketë një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja që ne kemi ofruar është zgjidhja tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme Demokraci do të thotë zgjedhje. Çfarë po kërkojmë ne? Zgjedhje të lira e të ndershme.

Historia na tregon, edhe historia fare e afërt, se ku ka qendresë, ku ka pjesëmarrje, ku ka vendosmëri, fiton bashkimi i njerëzve për një kauzë të drejtë. Mos ta përmend për herë të tretë, kështu ka ndodhur në rajon, kështu ka ndodhur në Shqipëri edhe më parë, kështu do të ndodhë edhe tani. Ta harroje Edi rama se do ta mabjë pushtetin me dhunë. Ta harrojë Edi Rama se do të bëjë zgjedhje me krimin. sa më shpëjt t’i vërë gishtin kokës, aq më mirë për të. Ne jemi të vendosur! Kthim prapa nuk ka!

RTV ORA: Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme ka mbledhur krerët e institucioneve të sigurisë kombëtare, duke deklaruar se po destabilizohet vendi apo tentativa për këtë. Mes tyre ishte edhe kryeprokurorja Marku, për të cilën u shprehët se Rama është ngutur ta emërojë për qëllimet e veta. Ndërkohë, pas pak kohësh, do të bëhet përzgjdhja nga KLP për prokurorin e ri. Do ta pranoni atë? 

Lulzim Basha: Edhe një herë ju ftoj të mos e trajtoni këtë si një situatë, ku një copë e trajton si normale, një copë si anormale. Jo! Shqipëria është në anormalitet. Është në krizë të thellë. Çdo përpjekje për t‘i veshur kësaj krize këmisha të grisura procesesh fallco, vetëm sa e thellon krizën. Shqipëria ka nevojë për një drejtësi të pavarur. Shqipëria ka nevojë për prokurorë që nuk i mbrojnë, por i ndëshkojnë politikanët e lidhur me krimin. Arsyeja e vetme pse Arta Marku është emëruar në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese aty, është, pikërisht, që kjo të mos ndodhë. Dhe nuk ka ndodhur. Arsyeja e vetme pse është kapur KLP-ja, KLGJ-ja KED-ja, pse procesi i vetingut caktohet në copa letrash nga Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Ulsi Manja, një fakt që e pranojnë me gojën e vet edhe komisionerët e vetingut dhe e dinë edhe ata që bëjnë sikur nuk e dinë, është që të mos hetohen Edi Rama, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Taulant Balla, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, të mos vihen para drejtësisë për bashkëpunimin e tyre të hapur me krimin për të vjedhur vota dhe për aferat e tyre të tmerrshme, të paprecedenta korruptive në 29 vite. Ne jemi të vendosur për një reformë në drejtësi që e çliron drejtësinë nga korrupsioni dhe na sjell gjyqtarë e prokurorë që i dënojnë e jo t’i mbrojnë kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin apo oligarkët dhe të japin drejtësi për qytetarët. Që kjo të ndodhë, reforma në drejtësi duhet të nxirret jashtë influencës malinje të organizatës së Rilindjes, e cila, sot, ka kapur reformën në drejtësi. Sesi e kapi, kemi qenë për orë të tëra dhe kemi folur. Ka një rrugë për të dalë nga kjo: përmes vlerësimit objektiv në formën e raportit “Priebe”, për të parë çfarë u miratua më 22 korrik 2016, me votat e opozitës, sipas rekomandimit të Venezias dhe çfarë na polli organizata e Rilindjes me ndihmën e disa palëve përgjegjëse. Një raport objektiv, jashtë konfliktit të interesit, të painvestuar në reformën në drejtësi në Shqipëri, në formën e raportit Priebe, qoftë një mssion europain, amerikan, i kombinuar për të ndaluar vdekjen totale të drejtësisë. Kurrë nuk ka qenë drjetësia më e kapur sesa sot. Kurrë nuk ka qenë më e korruptuar sesa sot. Ka gjyqtarë, të cilët nuk janë shquar si ikona të korrupsionit që sot thonë “sot jemi, nesër nuk jemi” dhe vënë gjoba të hatashme. Këtë ka bërë vetingu. Nëse është një proces i pabesueshëm, ku ti ngre organizma, komisione dhe vendos Fatmir Xhafa, edhe gjyqtarë që nuk janë shquar për korrupsion, thonë “të marr një shuk me lekë, se do të iki që do të iki”. Këto janë informacine që opozitës i vijnë nga burime të besueshme, nga brenda. Kurrë nuk ka qenë më e kapur, kurrë nuk ka qenë më e korruptuar drejtësia se sot. Pse? Se nuk ka korrupsion më të lartë në drjetësi se korrupsioni në politikë. Dhe cila është gjeneza e korrupsionit politik? Ankthi i Edi Ramës për 339-ën, për 14-ën, për dosjen e Unazës së Re, për dosjen e Xibrakës, për dosjen e Toyota Yaris, për dosjen e Maminasit. Nuk nbarojnë skandalet. Do të kishin rënë 3 herë kryeministrat e gjithë Europës po t’i numërosh gjithë skandalet. Ndërsa këtu flitet akoma duhet të rrijë apo nuk duhet të rrijë. Duhet të ikë një orë e më parë! Për secilin prej këtyre skandaleve, du të ishte larguar në një vend normal. Sa më shumë ta zgjasë këtë agoni, aq më keq për të. Rrugë tjetër për shqiptarët nuk ka. Ne do ta vazhdojmë këtë rrugë dhe jam i bindur se sa me e madhe të jetë pjesëmarrja, sa më i madh të jetë bashkimi aq më shpejt do të fitohet beteja, shpresa dhe besimi tek e nesërmja, e cila do t;u takojë shqiptarëve, jo oligarkëve, as kriminelëve, as njerëzve që e kanë marrë pushtetin me dhunë me ta, si Edi Rama me shokë.

News 24: Kryeministri Rama deklaroi sot se ambasadori i OSBE-së është kërcënuar vetëm se e cilësoi dhunën kriminale. Keni ndonjë koment për parrullat që janë shënuar në pallatin ku ambasadori jeton? 

Lulzim Basha: Nuk kam asnjë informacion që ndonjë ambasador të jetë kërcsnuar. Nëse keni, ndajeni me mua.

News 24: Rama deklaron se në pallatin ku ai jeton… 

Lulzim Basha: Fjala “Rama deklaroi sot” është parantezë për gënjeshtër. Keni ndonjë fakt që është kërcënuar ndonjë ambasador? Unë nuk kam asnjë fakt të jetë kërcënuar ndonjë ambasador. Rama deklaroi shumë gjëra sot, por edhe ju vetë e kuptuat që po gënjente. E kuptoi çdokush që po gënjente. Keni ndonjë fakt që ndonjë ambasador është kërcënuar?

News 24: Ndonjë koment për parrullat?

Lulzim Basha: Për cilat parrulla?

News 24: Parrullat në pallatin e ambasadorit Borshard?

Lulzim Basha: Për çfarë parrullash bëhet fjalë?

News 24: “Borshard, turp të kesh”. Kjo ishte parrulla në pallatin ku ai banon.

Lulzim Basha: Edhe një herë si ishte parrulla?

News 24: “Borshard, turp të kesh”

Lulzim Basha:  Nuk të dëgjoj. Edhe një herë të lutem.

News 24: “Borshard, turp të kesh”

Lulzim Basha: No comment.

Edhe njëherë ftesë qytetarëve të na bashkohen nesër në orën 18.30 në betejën për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ju garantoj se beteja dhe sakrifica që po bëjmë sot, nuk bëhet as për nesër, as për pasnesër, por bëhet për 10-15 vitet e ardhshme, për të ardhmen e Shqipërisë europiane. Jemi shumë afër fitores së kësaj beteje. E keqja ka nisur të ulë kokën, por është në dorën tonë t’ia shkurtojmë ditët dhe të hapim së bashku një kapitull europian të shpresës, mirëqenies, mundësisë për çdo shqiptar.

Kam një falenderim të veçantë për të gjithë ju, për kolegët tuaj, për operatorët, për mbulimin e protestës së mbrëmshme. Po të mos ishte për ju, për mediat që filmuan rrahjen barbare, nuk e dimë çfarë do të kishte ndodhur sot me Sahit Dollapin, po edhe shumë raste të tjera me të tjerë protestuesve. Kam mirënjohjen më të thellë për ju, si dhe keqardhjen më të thellë për çdo gjë që ju ka  ndodhur, si rezultat i dhunës, i gazit apo edhe ndonjë përplasje me protestues të irrituar, të cilvëe u bëj sot drejtpërsëdrejti një thirrje: mediat janë të pacënueshme dhe cdokush që cënin mediat nuk ka të bëjë aspak me misionin tonë të lirisë dhe të demokracisë. Kushdo që ka keqkutim për këtë, të sqarohet sot, të dashur vëllezër dhe motra, protestues që do të vini nesër në protestë: mediat janë të pacënueshme. Këto vazja dhe djem duhet të mbeten të pacënueshëm në misionin e tyre Edhe një herë mirënjohjen më të thellë për punën tuaj. Ju garantoj se kjo betejë do të sjellë lirinë e munguar edhe për ju dhe standardet europiane për ju dhe punën tuaj.