Transmetuar më 12-05-2019, 16:45

I ftuar gjatë mbrëmjes së djeshme në “Xing me Ermalin”, Valer Kolnikaj i është përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook ku ka pasur mijëra komente për të.

Një nga pyetjet që i drejtohej Valerit ishte: “Pse sillesh si femër?”

Modeli dhe doktori u përgjigj se një sjellje të tillë e bën për show dhe për tu dukur sa më interesant.

“Pse si femër sillem unë? Nëse sillem ndonjëherë e bëj për ta bërë sa më të larmishëm figurën e showmanit.

Nëse e bëj, e bëj për tu dukur sa më interesant dhe për ta nxitur atë vajzën të komentojë”, u përgjigj Valeri.