Transmetuar më 12-05-2019, 16:18

Kreu i Grupit Parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka "shpërthyer" keq ndaj kryeministrit Edi Rama pas konferencës së këtij të fundit me gazetarët.

Vasili e ka cilësuar kryeministrin Rama si ‘kryegënjeshtar’ dhe se pushteti i tij është i lidhur me krimin.

"Kryegënjeshtari i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama mashtroi gjithë dynjanë edhe me bëmat e 21 janarit. Të gjithë e kanë të kthjellët në mendje dhunën e ushtruar, gjakosjen e forcave të rendit. Kujtoni sesi u përfshi Tirana në zjarr dhe flakë dhe si u ngazëlleu për viktimat. Agron Malaj, ishte një ata të akuzuarit e Edi Ramës sot është kryetar bashkie", u shpreh Vasili.

Sipas Vasilit Rama nuk çlirohet dot nga sindromi i duarve të larë në gjak dhe se shumë shpejt do përgjigjet një për një.

"Është futur me makinë në kryeministri. Ky është Edi Rama i 21 janarit që me paturpërsinë kërkon të fikë krimin e organizuar dje. Një turmë çakejsh të kriminalizuar u hodhën me njëri tjetrin. Rama i ka përzier duart aq keq, nuk çlirohet dot nga sindromi i duarve të larë në gjak të cilët më shumë do ta çmendin se do ta lajë. U urdhërua në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ka vetëm një rrugë, drejtësi të ashpër që do ta kuptojë çdo njeri. Do përgjigjet një për një", tha Vasili.

Vasili në daljen për mediat nuk kurseu as akuzat ndaj OSBE-së.

"Shefi i OSBE-së në Tiranë nuk si se ku ka kokën. Shqiptarët nuk dinë se cilën OSBE të besojnë ata që mbyllin sytë para krimit. Ishin aty për të treguar se shqiptarët nuk i vë njeri për fundmi. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme janë një rrugë që Shqipëria do të hyjë dhe do të shikojë dritën. Është provuar botërisht që votat janë blerë nga krimi i organizuar, pra dosjet e publikuara nga Zëri i Amerikës i vënë vulën iligjimitetit", tha Vasili./a.k/noa.al/