Transmetuar më 12-05-2019, 15:46

Një vajzë 19-vjeçare nga Glsgow në Skoci tregon se po përjeton stres të madh me jetën e saj.

Abigail Collins shpenzon dy orë përpara pasqyrës çdo ditë duke bërë make up.

Kjo sepse fytyra e saj është e mbushur me akne.

Studentja tregon se qëkur ishte në moshë të vogël, ajo është përballur me bullizëm nga shokët dhe shoqet e saj për shkak të akneve të shumta.

Kur, ajo nisi të shkonte në fakultet fitoi besim në vetvete dhe vendosi që të mos bënte më shumë grim.

Por edhe pse mori këtë vend të rëndësishëm ajo refuzon të dalë me meshkujt, pasi ka frikë se ata do ta paragjykojnë.

"Unë nuk dal me një mashkull, pasi nuk dua që ai të mendojë se jam dikush tjetër, kur të shikojë fytyrën time pa grim. Dua të jem e sinqertë me atë. Ndonjëherë është kaq e vështirë që dikush të më kuptojë dhe të më pranojë ashtu siç jam,’’-shprehet ajo.

Abigail ka treguar se edhe ata që ajo i konsideronte miq e kanë përdorur shpesh herë kundra problemin e saj./a.k/noa.al/