Transmetuar më 12-05-2019, 15:14

Kryeministri Edi Rama pranoi se thirri sot në godinën e qeverisë kryeprokuroren Arta Marku dhe kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Por nga konferenca e sotme për mediat, ai paralajmëroi padi për shpifje, lidhur me raportimet se kryeprokurorja ishte thirrur në mënyrë të paligjshme në mënyrë që çështja e protestës së opozitës të çohej tek Krimet e Rënda dhe se ajo ka refuzuar.

“Po, e kam thirrur prokuroren e përgjithshme së bashku me drejtues të tjerë të agjencive ligjzbatuese, jo për protestën e djeshme por për të nënvizuar domosdoshmërinë e vëmendjes kur dje është dhënë mesazhi i kërcënimit të rendit kushtetues dhe për të garantuar që ky mesazh nuk do të gjejë rrugë për tu kthyer në pengesë për zgjedhjet”, u shpreh Rama.

Ai tha se zgjedhjet nuk janë të tijat, as të Partisë Socialiste dhe as të një pale, por janë themeli vendit dhe se prekja e atyre themeleve është prekje e gjithë “ngrehinës së përbashkët”. /a.y/noa.al

Rama: Sa herë që mendoj protestat e opozitës, ia qaj hallin Ilir Metës

Rama, Bashës: Miku im rrugëhumbur, ulemi flasim! Turpi do të të ndjekë pas

Rama: Sjellja e policisë perfekte! I vetmi gabim, shkopinjtë e gomës mbi Dollapin

Protesta e dhunshme, kryeprokurorja Marku shkon në Kryeministri