Transmetuar më 12-05-2019, 15:00

Spitali i Traumës në Tiranë jep informacion lidhur me protestuesit e lënduar mbrëmjen e së shtunës.

Bëhet me dije se gjatë zhvillimit të protestës së 11 majti në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës u paraqitën 19 pacientë të traumatizuar në zona të ndryshme të trupit, për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike dhe bombave molotov.

Prej tyre 14 janë efektivë policie, 4 protestues dhe një operator.

“Pacientëve iu kanë kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostikuese dhe kanë marrë mjekime përkatëse. Në spital vazhdon të jetë nën observim mjekësor pacienti Sait Dollapi, i moshës 56 vjeç i cili mbërriti në orën 00:30 të ditës të mëngjesit të datës 12,ak i shoqëruar nga ekipi i urgjencës paraspitalore pasi ankonte dhimbje të gjymtyrëve. Në urgjencën e S.U.T. u krye protokolli i plotë mjekësor”, sqaron spitali.

Më tej thuhet se gjendja e përgjithshme shëndetësore rezultoi e mirë dhe jashtë rrezikut për jetën dhe se aktualisht pacienti po qëndron nën përkujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al

Rama: Sjellja e policisë perfekte! I vetmi gabim, shkopinjtë e gomës mbi Dollapin

Protesta, Lleshaj: Policia mund të kishte vepruar ndryshe me Dollapin

Basha viziton Dollapin gjatë natës në spital: I nxorën shpatullën

Vrapon dhe rrëzohet, policia godet me shkop gome Sait Dollapin