Transmetuar më 12-05-2019, 14:03

Një lajm tronditës vjen për të pasionuarit e sportit të wrestling. Wrestleri meksikan i njohur si Silver King, gjeti vdekjen gjatë një ndeshje në Londër.

Keçisti emri i vërtetë i të cilit është Cuauhtémoc Gonzalez Barron, ishte 51 vjeç, dhe ishte shumë i njohur në vendin e tij dhe jo vetëm.

Të shtunën mbrëma teksa po merrte pjesë në një ndeshje Wrestling, kundër Warrior Youth u rrëzua në ring.

Sportistit të njohur i erdhën menjëherë në ndihmë, por pa rezultat, mjekët deklaruan vdekjen e tij, shkruan noa.al.

Gonzalez Barron ishte rritur në një familje të pasionuarish pas wrestling, ku babai i tij ishte një sportist i njohur i ‘Lucha Libre’, liga e keçit në Meksikë. /a.y/noa.al