Transmetuar më 12-05-2019, 13:21

Quhet Vaimalama Chaves, është 23 vjeçe dhe në muajin dhjetor u zgjodh Miss Franca 2019. Gjatë këtyre ditëve, bukuroshja po akuzohet lidhur me peshën, pasi shumë ndjekës thonë se është shëndoshur shumë.

Një komentues i shkroi se duket shumë më e shëndoshë se zakonisht, ndërsa një tjetër shtoi “Do të turpërohet në konkursin Miss Bota” me barkun si gjyshe”.

Një lumë kritikash për modelen e lindur në Tahiti, e cila ka pasur vazhdimisht probleme me peshën.

Madje gjatë konkursit ajo tha se kur ishte 18 vjeçe peshonte mbi 80 kilogramë, duke treguar se krenohet me vullnetin për tu kthyer në formë, shkruan noa.al.

Lidhur me kritikat për peshën, në një intervistë televizive Vaimalama u përgjigj duke thënë, “Po, më pëlqen të ha. Ha shumë, pasi gjithë këto pjata që më kanë ofruar që kur jam shpallur Miss, nuk bëjnë pjesë në kulturën time, kështu që i kam provuar. Edhe pse nuk jam Miss Franca që ju prisnit, më pëlqen të bëj shaka, të flas dhe të dominoj.

Më pëlqen të jem kështu, ju pëlqen apo jo. Kështu që paçi fat, pasi do ju duhet të më duroni edhe për ca muaj”. /a.y/noa.al