Transmetuar më 12-05-2019, 12:16

Një pasagjer i një fluturimi të kompanisë ‘Ryanair’ u filmua teksa kërcënonte të pranishmit në bord me fjalët “Do ju vras të gjithëve”.

Avioni ishte nisur të shtunën e javës së kaluar nga Manchester, Angli drejt ishujve Canarie, në Spanjë, kur në mes të udhëtimit një pasagjer nisi të ulërinte.

Fillimisht ai kërcënoi një stjuardesë dhe më tej tentoi që të hapë një prej dyerve të avionit. Në pamjet që noa.al sjell më poshtë, shihet i dyshuari teksa kërcënon pasagjerët.

27-vjeçarja Jodie Fisher një nga pasagjeret, tha për mediat angleze se “Dëgjuam të frikësuar personin në rreshtin e parë teksa ulërinte dhe kërcënonte pasagjerët. Kishte tre pjesëtarë të ekuipazhit në kabinë, një burrë dhe dy gra, që të gjithë spanjollë, kështu që me zor e kuptuan”.

Fatmirësisht pasagjeri u neutralizua, duke u ulur në vend, pasi shkaktoi dëme në avion, sulmoi pasagjerët, dhe kafshoi në krahë një grua, shkruan noa.al.

Kështu avioni u detyua të bëjë ulje të detyrueshme, ndërkohë që i është ndaluar përjetë që të udhëtojë me ‘Ryanair’. Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al