Transmetuar më 12-05-2019, 12:01

Ish-Kryeministri Salki Berisha reagon lidhur me protestën e pasdites së të shtunës, të vijuar deri pas mesnate.

Duke publikuar video nga protesta, ai shkruan “Cunami i jashtëzakonshëm që ushtoi në të gjithë botën dhe që plagosi për vdekje Kryehorrin e Shqipërisë dhe bandën e horrave të tij! Nderim kryengritësve për heroizmin e tyre! Rama ik! Fitore!!”.

Po ashtu ai shkruan se protesta e djeshme bëri jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Sipas tij, BBC Bota jep pamje të heroizmit të pashoq sipas tij, të kryengritësve në sulmin kundër zyrave të Edi Ramës.

“Nderim kryengritësve, guximi dhe heroizmi i të cilëve mahniti boten! Rama Ik! Fitore!”, shkruan ish-Kryeministri. /a.y/noa.al