Transmetuar më 12-05-2019, 04:09

Zëvendës Ndihmësi Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Rusisë i leverdis një situatë e paqëndrueshme në Ballkan”.

“Eshtë koha që liderët në Ballkanin Perëndimor të kuptojnë rolin që kanë e t’i orientojnë  vendet e tyre drejt Bashkimit Europian e NATO”-s, shprehet z.Palmer.

“Synimi amerikan, europian dhe i vendeve të rajonit është i njëjtë, përparimi. Por në anën tjetër, Moskës i leverdis më shumë që në shtetet e Ballkanit të ketë korrupsion e gjendje të paqëndrueshme”, – shprehet Palmer.

Zyrtari i Uashingtonit akuzon Rusinë se ajo dëshiron një rajon të ndarë e me tensione.

Në këtë pikë z.Palmer është edhe më pesimist pasi shpreh bindjen se rusët do të vijojnë me veprimet që kanë ndikim negativ.

Zv.Ndihmësi Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, thotë se Rusia, tek institucionet e korruptuara, sheh portën më të mirë për një ndikim kaq negativ.

Gjithsesi z.Palmer premton se roli amerikan në Ballkan është dhe do të vazhdojë të jetë i madh.