Transmetuar më 12-05-2019, 11:00

Një person i shpallur në kërkim për drogë, është arrestuar nga policia e Pukës gjatë kësaj të shtune.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e uniformave blu, u bë kapja dhe ndalimi i të shpallurit në kërkim, B. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Ndalimi i tij u bë për llogari të policisë së Durrësit e cila e kishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës në muajin korrik 2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Kjo pasi akuzohet për veprën penale të “Prodhim e shitje të narkotikëve.

Policia e Pukës ia dorëzoi të ndaluarin asaj të Durrësit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. /a.y/noa.al