Transmetuar më 12-05-2019, 10:50

Prokurorja e përgjithshme Arta Marku ka shkuar paraditen e sotme në Kryeministri.

Makina e saj me targë AA747VA, është fiksuar mëngjesin e sotëm, duke hyrë në Kryeministri.

Kjo vizitë e drejtueses së organit të akuzës vjen pas protestës së dhunshme të pasdites së të shtunës të vijuar deri pas mesnatës.

Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, ndërkohë që thuhet se për afro dy orë ka takuar Kryeministrin Edi Rama.

Kjo vizitë vjen pasi nga protesta e djeshme, ku u përdorën bomba molotov nga protestuesit dhe sende të forta, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ujë dhe shkopinj gome, pati të lënduar.

Lidhur me protestën flitet për 50 të arrestuar, ndërkohë që të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. /a.y/noa.al