Transmetuar më 12-05-2019, 05:28

Sëmundja e parkinsonit është një çrregullim progresiv i trurit i cili prek lëvizshmërinë dhe aftësitë mendore.

Ajo shkaktohet nga humbja e qelizave nervore të trurit, të quajtura substantia nigra. Kjo zonë është përgjegjëse për kontrollin e lëvizshmërisë të trupit. Por cila janë simptomat e sëmundjes Parkinson. Më poshtë gjenden gjashtë shenja të hershme që nuk duhet t’i injoroni:

1. Dridhjet Dridhjet zakonisht fillojnë nga dora dhe ndodhin më tepër kur gjymtyra është e qetë dhe e relaksuar.

2. Lëvizje më të ngadalta Lëvizje fizike që janë më të avashta se sa normalja dhe vështirësia në bërjen e gjërave të përditshme.

3. Muskujt të ngurtë dhe që nuk mund të përkulen Ngurtësia dhe tensioni në muskuj, e bëjnë të vështirë shprehinë në fytyrë dhe lëvizjen përreth saj.

4. Problemet e balancimit Problemet me balancimin mund të bëjnë që një person të humbasë ekuilibrin, të bjerë dhe të dëmtojë veten.

5. Humbja e ndjenjës së nuhatjes (Anosmia) Kjo ndodh disa vite më herët para se simptoma të tjera të zhvillohen.

6. Probleme në nevojat personale Të zgjohesh vazhdimisht natën për të kryer nevoja personale është një nga shenjat e sëmundjes Parkinson.