Transmetuar më 12-05-2019, 10:11

Mbi 50 persona janë arrestuar pas protestës së opozitës, e nisur pasditen e së shtunës në kryeqytet dhe e vijuar deri pas mesnate.

Mësohet se krahas personave të arrestuar, rreth 40 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Ndërkohë bëhet e ditur se ka edhe persona të shpallur në kërkim.

Masat e policisë vijnë pas tensionimit të protestës së djeshme, ku nga ana e protestuesve u qëllua me bomba molotov dhe sende të forta.

Gjithashtu as policia nuk kurseu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe me ujë, dhe në raste më të rralla edhe me shkop gome.

Sakaq të hënën në orën 18:30, opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare, teksa sot në 11.00 do të mbahet një tjetër protestë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. /a.y/noa.al

Basha: Sait Dollapi u dhunua me urdhër personal të Edi Ramës

Opozita del me vendime

Basha viziton Dollapin gjatë natës në spital: I nxorën shpatullën