Transmetuar më 12-05-2019, 09:38

Ish-banori i Big Brother, njëherësh model, Valer Kolnikaj, ishte këtë të shtunë i ftuar në “Xing me Ermalin”.

Pjesë e emisionit u bë edhe bashkëshortja e tij, Madalena, e cila është shtatzënë për herë të dytë, po me djalë.

Sapo Madalena hyri në studio ra në sy barku i rrumbullakosur.

Gjatë intervistës, Valeri dhe Madalena treguan si ranë në dashuri me shikim të parë me njëri tjetrin.

“Ishte dashuri me shikim të parë. E njihja Valerin nga televizori sepse punonte tek tv Kopliku”,u shpreh Madalena.

“S’ma ka var hiç. Nuk e dha veten fare. Dhe më pëlqeu më shumë sepse të tjerat rrinin me gojë hapur gjatë gjithë kohës”, tha Valeri.