Bie nga barela në spital, gruaja gjen vdekjen
Transmetuar më 12-05-2019, 08:42

Një grua humbi jetën tre ditë pasi u rrëzua nga barela brenda spitalit të Alghero në Itali, ku ishte dërguar nga familjarët për shkak të disa problemeve me zemrën dhe frymëmarrjen.

Gruaja 93-vjeçare, nga Villanova Monteleone, në Sassarese, ndërroi jetë këtë të shtunë tre ditë pas incidentit.

E moshuara Leonarda Livesu, ishte në pritje të verifikimeve dhe analizave mjekësore në barelë në korridorin e spitalit, pasi që të gjitha dhomat ishin të zëna.

Pak orë më vonë familjarët mësuan për incidentin, duke denoncuar gjithçka, çka bëri që të nisin hetimet.

Kjo pasi e moshuara si pasojë e rrëzimit kishte përplasur kokën, duke pësuar hemorragji cerebrale. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...