Transmetuar më 12-05-2019, 08:18

Një shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane për shkak të një veprimi të tij.

Bëhet fjalë për Armando Markaj, në Manhatan të SHBA, i cili punon si kamerier.

I riu ka gjetur çekun që një grua kishte harruar në tavolinën ku kishte drekuar.

Pas largimit të saj, Markaj duke pastruar tavolinën gjeti çekun me shumën prej gjysmë milioni dollarë.

Kështu nxitimthi ai vrapo që të lajmëronte pronari, ku më tej u kontaktua gruaja për ti kthyer çekun e majmë.

E emocionuar gruaja e falënderoi Markaj, ndërkohë që veprimi i tij u pasqyrua në shumë media amerikane.

Ai tha se, “Është një veprim i vogël, por këto detaje na përcaktojnë si njerëz”. /a.y/noa.al