Nuk dorëzohet Thaçi: Kemi mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen e paqes me Serbinë
Transmetuar më 12-05-2019, 02:29

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot në Prishtinë, me kongresistin amerikan, Ed Case.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të paqes me Serbinë.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se roli i SHBA-së për Kosovën dhe rajonin mbetet qenësor.

Deklarat e plotë e Thaçit

Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi të përbashkët angazhimin për paqe e liri në të kaluarën, por edhe pikëpamjet dhe vizionin për të ardhmen e Kosovës, rajonit dhe botës. Me kongresistin Ed Case u pajtuam se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet qenësor për Kosovën dhe rajonin, si dhe i shpreha mirënjohje për punën që bëjnë ushtarët dhe të gjithë amerikanët që shërbejnë në Kosovë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët dhe duke punuar për marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Në këtë synim e kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Loading...
loading...
Loading...