Basha kërkon kohë për të marrë vendime
Transmetuar më 12-05-2019, 01:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tha sonte protestuesve se opozits kërkon kohë që të dalë me disa vendime pas protestës gjashtë orëshe sot në Tiranë.

"Do të marrim vendimet pas shpalljes së luftës nga Edi Rama për popullin e tij.

Ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që na duhet për të marrë vendimet, se si do vazhdojë beteja jonë.

Do vazhdojë deri sa ti japim fund qeverisë së lidhur nga krimi.

Ju jeni ushtria demokratike, shpresa e vetme që ky vend bëhet si gjithë Europa. Zoti iu bekoftë ju, Liri, Demokraci!", – tha z.Basha para protestuesve në selinë e PD

Loading...
loading...
Loading...