Transmetuar më 12-05-2019, 01:15

Partia Demokratike sapo njoftoi hapat e saj të mëtejshme:

Vendimi i opozitës: Protestë pa ndërprerje deri në lirimin e Sekretarit Organizativ te PD.

Tani, gjithe sa ishin ne mbledhje, po shkojne drejt Spitalit Ushtarak.

Nesër ora 11.00 proteste nga forumi me i larte politik i PD dhe partive te tjera te opozites tek drejtoria e Policise.

Te henen ora 19.00 proteste kombetare.

Kryetari i PD, Basha deklaroi pas mbledhjes së zgjeruar me strukturat policore se beteja nuk do të ndalet. Ai njoftoi thirrjen e një proteste tjetër kombëtare ditën e hënë në orën 18.30 ndërsa nesër ora 11.00 do të jetë një tjetër protestë përpara Drejtorisë së Policisë.

Vendimi u mor në mbledhjen urgjente që kryetari demokrat Lulzim Basha zhvilloi pas mesnatës me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike dhe aleatët e opozitës.

Basha tha se vendosën për të thirrur protestë kombëtare në 18:30 të hënën, "në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës", dhe shtoi: "I bëj thirrje qytetarëve të bashkohen nesër para drejtorisë së policisë së Tiranës, ora 11:00 për të protestuar për lirimin e të arrestuarve. E sotmja e ndau Shqipërinë me thikë. Askush të mos mungojë të hënën në orën 18:30 që t’i japim grusht vendimtar klikës kriminale dhe nesër në 11:00 qytetarët e Tiranës të bashkohen para drejtorisë së Policisë”, tha Basha.

Pasi komunikoi vendimin Basha dhe eksponentët e tjerë politikë të PD-së dhe partive të tjera opozitare u nisën drejt Spitalit Ushtarak ku po trajtohet Sekretari Organizativ i PD-së, Sait Dollapi.