Transmetuar më 11-05-2019, 23:12

Presidenti Ilir Meta ka dhënë tjetër reagim në lidhje me protestën e opozitës, zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Reagimi i presidentit Meta vjen pas dhunimit  dhe arrestimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Meta e konsideron absurde situatën para Drejtorisë së Policisë.

"Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde.

Sahit Dollapi duhet të shoqërohet në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici", shkruhet në reagimin e presidencës./a.k/noa.al/