Transmetuar më 11-05-2019, 22:57

Presidenti Ilir Meta ka dhënë tjetër reagim në lidhje me protestën e opozitës, zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Reagimi i presidentit Meta vjen pas dhunimit  dhe arrestimit të Sekretarit Organizativ të PD-së, Sait Dollapi.

Meta u bën thirrrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës.

Gjithashtu Meta i ka bërë thirrje edhe Policisë së Shtetit që të ruajë sipas tij qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve.

Opozita nëpërmjet protestave kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një qeverie tranzitore që do t’iu hapë sipas saj rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./a.k/noa.al/