Transmetuar më 11-05-2019, 22:15

Një episod i rëndë u regjistruar mes Forcave të Ndërhyrjers së Shpejtë dhe ish-drejtorit të CEZ, Sait Dollapi, njëherësh edhe Sekretar Organizativ i PD.

Dollapi i është afruar me maskë antigaz pranë kordonit të policisë.

Polici i kërkon të heqë maskën dhe u bën me shenjë policëve të tjerë ta shoqërojnë.

Dollapi refuzon ta heqë maskën dhe të shoqërohet, dhe vrapon me vrap. Gjatë vrapimit ai rrëzohet.

NOA ju sjell videon ku policia sulet mbi të dhe e godet me shkop gome. Më pas shoqërohet në polici.