Transmetuar më 11-05-2019, 17:45

Interesante është bërë gara në kampionatin gjerman të futbollit, ku dy ekipe po rivalizojnë për titull.

Në ndeshjet e sotme ndodhi e papritura, teksa vendi i parë me të dytin i ndajnë vetëm 2 pikë.

Bajerni nuk shkoi më shumë se një barazim me Leipzig, duke i dhënë mundësi Borusias të përfitojë nga ky hap fals.

3-2 fitoi Dortmund përballë Dusseldorf, ndërsa duket se çështja e titullit do diskutohet në ndeshjen e fundit.

Bajerni ka bërë një ndryshim rrënjësor në fazën e dytë ku rekuperoi shumë pikë, madje parakaloi Dortmundin. /k.k/noa.al/