Transmetuar më 11-05-2019, 14:48

Ata që besojnë edhe në sende të veçanta, patjetër që e kanë mbajtur një të tillë për të shmangur “syrin e keq”.

Disa prej jush ndoshta nuk e dini kuptimin e mirfilltë që ka.

Nazari, Turqi. I njohur gjithashtu si syri i Allahut, Nazar Bonjuk është më i famshmi turk kundër “syrit të keq” dhe njerëzit e mbajnë për të mbrojtur veten nga zilia.

Fjala nazar vjen nga arabishtja dhe fjalë për fjalë do të thotë dukje. Të gjitha kulturat ia atribuojnë fuqinë e madhe syrit.

Dhe frika se syri mund të përcjellë ndikime negative, është shoqëruar herë pas here gjatë shekujve me sy të kryqëzuar, ciganë, njerëz me flokë të kuq, burra që mbanin syze të errëta. /k.k/noa.al/