Transmetuar më 11-05-2019, 12:49

Ajo është një nga këngëtaret e famshme shqiptare që po bën namin në botë! Bebe Rexha na ka treguar përmes postimesh të ndryshme në rrjetet sociale se origjina dhe rrënjët e saj janë një nga gjërat më të pamohueshme, që ajo i shpreh me zë të lartë kudo ku është protagoniste, në çdo skenë apo studio televizive ku është e ftuar.

Pra, Bebe asnjëherë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Por, duket se diçka e ka indinjuar jo pak këngëtaren ndaj ka vendosur që përmes një videoje në Instastory ajo të bëjë publike arsyen e madhe, bashkë me një mesazh të fuqishëm për të gjithë ne.

Ndër të tjera, Bebe thotë: “Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin.

Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse…a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin?

Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë. Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty.

Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vendi im…Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”. Kështu e mbyll këngëtarja e famshme mesazhin e saj të dedikuar për të gjithë shqiptarët!