Transmetuar më 11-05-2019, 11:02

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 9 deri në orën 10:20 kryesinë e PS-së për të vendosur emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie. Ai u konsultua dje, për më shumë se 4 orë, me të deleguarit për secilin qark.

Partia Socialiste e Shqipërisë pas pak pritet që të zyrtarizojë listën me emrat e 61 kandidatëve për bashkitë në të gjithë vendin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. PS ka vendosur paraditen e kësaj të shtune për emrat e 59 kandidatëve, ndërsa për dy të tjerë, Peqinin dhe Hasin vendimi është shtyrë për orën në vijim.

Të hënën e 13 Majit është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltar bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërkohë që Rama u ka kujtuar Kodin Penal.

Lista

Qarku Elbasan

Elbasan Gledian Llatja

Belsh Arif Tafani

Cërrik Andi Salla

Gramsh Klodian Taçe

Librazhd Kastriot Gurra

Peqin Saimir Hasalla

Përrenjas Nuri Belba

Qarku Fier

Fier Armando Subashi

Lushnjë Fatos Tushe?

Divjakë Fredi Kokoneshi

Patos Rajmonda Balilaj

Mallakastër Qerim Ismaili

Roskovec Majlinda Bufi

Qarku Gjirokastër

Gjirokastër Flamur Golemi

Tepelenë Tërmet Peçi

Këlcyrë Klemend Ndoni

Libohovë Luiza Mandi

Memaliaj E papërcaktuar

Përmet Alma Hoxha

Dropull Dhimitër Tola

Qarku Shkodër

Shkodër Valdrin Pjetri

Fushë-Arrëz Fran Tuçi

Malësi e Madhe  Tonin Marinaj

Pukë Gjon Gjoni

Vau i Dejës Mark Babani

Qarku Durrës

Durrës Valbona Sako

Krujë Artur Bushi

Shijak Elton Arbana

Qarku Lezhë

Lezhë Pjerin Ndreu

Kurbin Majlinda Cara

Mirditë Ndrec Deda

Qarku Berat

Berat Ervin Demo

Kuçovë Sybi Shehu

Poliçan Adriatik Zotkaj

Skrapar Adriatik Mema

Ura Vajgurore Juliana  Memaj

Qarku Tiranë

Tiranë Erjon Veliaj

Vorë Agim Kajmaku

Kamëz Rakip Suli

Kavajë Redi Kraja

Rrogozhinë Haxhi Molla

Qarku Korçë

Korçë Sotiraq Filo

Devoll E papërcaktuar

Kolonjë Erjon Isai

Maliq Gëzim Topçiu

Pogradec Ilir Xhakolli

Pustec?

Qarku Kukës

Has Adem Lala ose Liman Morina?

Kukës Safet Gjici

Tropojë Rexhë Biberaj

Qarku Dibër

Bulqizë Lefter Alla

Dibër Dionis Imeraj

Klos llmi Hoxha

Mat Agron Malaj

Qarku Vlorë

Vlorë Dritan Leli

Konispol Shuaip Beqiri

Sarandë Ardian Gurma

Selenicë Simbol Preza

Delvinë Majlinda Qilimi

Himar Finiq Kristo Kiço./b.l/noa.al/