Transmetuar më 11-05-2019, 08:16

Një ditë më parë ka ardhur në jetë edhe fëmija i katërt i çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West. Lajmin e bëri publik në Twitter vetë Kim. Gjatë orëve të fundit ishte mësuar se nëna zëvendësuese ishte duke lindur, derisa vetë Kim lajmëroi: “U lind dhe është perfekt!”

Kim dhe Kanye kanë tre fëmijë, North, Saint dhe Chicago, dy të parët biologjikë, ndërsa Chicago erdhi në jetë përmes një nëne zëvendësuese. Edhe djali që sapo ka ardhur në jetë, do t’i shtohet familjes së madhe Kardashian – West.

Nuk dihet ende si do ta quajnë vogëlushin, por Kim ka zbuluar që i ngjan shumë motrës së tij më të vogël. “Është binjak me Chicago-n, por jam e sigurt që do ndryshojë kur të rritet. Tani për tani, është fiks si ajo”,- shkruan Kim.

Gjatë ditës së djeshme, Kourtney Kardashian tha se surrogatja e Kim-it është në prag të lindjes linkim karddjes.