Kushti që vë NASA për ata që duan të shkojnë në Planetin Mars
Transmetuar më 11-05-2019, 00:58

Shkencëtari turk, Umut Yildiz, i cili punon në agjencinë amerikane të hapësirës, NASA, pohon se kusht për të shkuar në Planetin Mars është kalimi i të paktën dy viteve nga jeta e atyre që vendosin të shkojnë.

Z.Yildiz ka folur në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars dhe tha se “shkuarja në Mars do të zgjasë të paktën 6 muaj, dhe ata që do të shkojnë atje, do të duhet të jetojnë dy vite”.

Yildiz këtë vlerësim e bëri gjatë prezantimit “Shkenca në misionet hapësinore” të organizuar në Izmir të Turqisë.

Ai i informoi të pranishmit në lidhje me misionet e NASA-s në hapësirë.

Lidhur me studimet rreth Diellit ai tha se është dërguar një anije kozmike për gjetje të reja.

Loading...
loading...
Loading...