Transmetuar më 10-05-2019, 21:43

Epo jo në çdo rast zhvillimet teknologjike duhen parë me dyshim, edhe pse ndonjëherë na marrin shumë kohë nga përditshmëria.

Një grua 75-vjeçare, falë një mesazhi në Facebook, zbuloi për herë të parë se ka gjashtë motra dhe vëllezër.

Është e pabeseshme historia e Francesca Trivella, 75 vjeçares nga Palaia, në Pisano të Italisë.

Gjithçka nis nga një mesazh që i vjen në llogarinë e saj në Facebook, në të cilin shkruhej: “Po kërkojmë një person që ka të njëjtin emër e mbiemër me ty dhe që kishte një mama të quajtur Maria Trivella".

Fillimisht gruaja ishte thuajse e trembur.

"Çfarë donin nga unë? Njihnin emrin, mbiemrin dhe nënën time, isha konfuze”, rrëfen Francesca për “Il Tirreno.”

Por më pas, pas pyetjeve gjithnjë e më specifike, u bind për të bërë një video telefonatë për të realizuar më pas një takim me pjesën tjetër të familjes, deri tani të panjohur për të.

Francesca dhe motrat e vëllezërit e saj të rinj u panë për herë të parë në Cuneese (vend ku jetojnë ata).

"Tani nuk rrimë dot pa njëri-tjetrin, dëgjohemi çdo ditë. I zbulova pas 75 vjetësh dhe tani dua të shijoj dashurinë e tyre sa më shumë të jetë e mundur ", rrëfen ajo. /k.k/noa.al/