Transmetuar më 10-05-2019, 14:25

Një studente i ka hedhur bojë në kokë rektorit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme teksa ishte mbledhur Komisioni i Etikës së Universitetin.

Kjo pasi po diskutohej rasti i studentes, e cila pak ditë më parë theu me gur xhamin e godinës së Universitetit, për të vendosur nëse do të përjashtohet ose jo.

Siç mund të shihni në videon më poshtë, studentja i hedh një shishe me bojë në kokë, rektorit Adem Bekteshi.

Kjo bëri që mbledhja të anulohej, ndërkohë që pritet të ketë një tjetër mbledhje për të vendosur për masat mbi të renë, pozita e së cilës është edhe më e rënduar pas ngjarjes së sotme. /a.y/noa.al