Shqiptari gjendet i vdekur në Liqenin e Gjenevës
Transmetuar më 10-05-2019, 10:53

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur nga policia italiane në Liqenin e Gjenevës.

Viktima është raportuar të jetë nga Presheva me emrin Nuhi Memishi, 40 vjeç nga fshati Isivukë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, kurse trupi i tij është gjetur të martën në orët e pasditës.

Kufoma ndodhet ende në spital. Nuhiu është djali i tretë i Nazmi Memishit, i cili para gjashtë vitesh kishte ndërruar jetë po ashtu në Gjenevë.

I ndjeri Nuhiu, pas vetes ka lënë gruan, vajzën 10 vjeçe dhe djalin një vjeçar. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 40 vjeçarit.

Loading...
Loading...