Transmetuar më 10-05-2019, 09:35

Fundjavën e kaluar çifti i njohur i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, bashkë me vajzën e tyre Ameli, kanë nisur pushimet në një vend përrallor.

Ata kanë zgjedhur plazhet ekzotike të Maldiveve për të pushuar dhe për të shijuar praninë e njeri tjetrit.

Çifti kanë vendosur së fundmi që pas impenjimeve në muzikë, të kalojnë disa ditë me vajzën e tyre pranë detit.

Miriam ka publikuar dje disa foto të vogëlushes, ndërkohë që Albani ka ndarë një ‘Instastory’ Miriamin dhe vajzës së tyre.

“Gocat e mia”- shkruhej në foto. Në foto dallohet natyra fantastike dhe Ameli së bashku me mamin duke shëtitur. Mesa duket familja është duke kaluar momentet më të bukura pranë njëri-tjetrit.

Çifti i njohur i këngëtarëve u bën prindër të vogëlushes më 28 nëntor 2015 dhe tashmë që Ameli po shkon rreth 4 vjeçe, po shijojnë çdo ditë e më shumë praninë e saj./b.l/noa.al/