Transmetuar më 10-05-2019, 07:16

Bankënota e fundit 50 dollarëshe në Australi (kartmonedha), është vënë në shfrytëzim muaj më parë, ndonëse në të gjendet një gabim drejtshkrimor.

Banka e Rezervave të Australisë ka shkruar në mënyrë të gabuar fjalën “përgjegjësi” në miliona bankënota të reja.

Në vend që të shkruajë "responsibility" e ka shkruar "responsibilty", pra duke i "ngrënë" një i.

Kjo Bankë ka konfirmuar gabimin të enjten dhe ka thënë se ai do të rregullohet në bankënotat që do të prodhohen në të ardhmen.

Aktualisht, në përdorim janë rreth 46 milionë bankënota me këtë gabim.

Në të është portretizuar Edith Cowan, gruaja e parë që ka qenë pjesë e Parlamentit australian, dhe deklarata e saj e parë në Parlament është shkruar gabimisht.

“Është përgjegjësi e madhe që jam gruaja e vetme këtu, dhe dua të theksoj nevojën që ekziston për të pasur gra tjera këtu”.

Bankënota është prodhuar muaj më parë, ndaj janë dashur gjashtë muaj për ta vërejtur këtë gabim.

50 dollarë australianë kanë vlerën e 35 dollarëve amerikanë ose rreth 4 mijë lekë.