Transmetuar më 10-05-2019, 04:16

Anëtari më i ri në familjen mbretërore është si një goditje për qindra meshkuj në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ndajnë të njëjtin emër me foshnjen.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it zbuluan dje për të gjithë botën se djali i tyre do të quhet Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Emri nxiti një ngazëllim në të gjithë vendin, sidomos për një djalë që quhet Archie Harrison. Ai është 19 vjec dhe miqtë e tij kanë filluar të tallen pasi u zbulua emri i foshnjes.

“Ata filluan të më quanin Madhëria juaj dhe bënin një lloj përkulje kur dilnin nga dhoma”, tha Arhchie nga Southam.

Ndërsa gruaja që solli në jetë djalin Archie rreth katër orë para fëmijës mbretërore është tepër e lumtur.

Madje motra e të porsalindurit e quan Mbret ose Princ vetëm se erdhi në jetë një ditë me të shtatin në rradhë për fronin mbretëror.