Transmetuar më 10-05-2019, 05:26

Krahasimi që një punonjës i BBC, i bëri bebes mbretërore me një majmun, është kritikuar ashpër.

Danny Baker postoi në twitter një foto të një shimpamnzje, me mbishkrimin:

“Foshnja mbretërore del nga spitali”. 

Nëna e Meghan Markle është me ngjyrë ndërsa babai i saj i bardhë. Përsa i përket bebes ai është i pari në familjen mbretërore që vjen nga dy prindër me raca të ndryshme.

Fotoja e cila tashmë ka bërë xhiron në rrjetet sociale është konsideruar shumë ofenduese bashkë me përshkrimin e saj.

Prandaj drejtuesi i një prej programeve të BBC është pushuar nga puna menjëherë.

Rrjeti më i madh mediatik është shprehur se gabimi i punonjësit të tyre është i pafalshëm dhe kundër vlerave që media duhet të transmetojë.

Pas pushimit nga puna, 61 vjeçari në një prononcim për mediat para shtëpisë së tij, u shpreh se nuk ishte ky qëllimi i postimit të tij.

“E gjitha ishte në sensin e shakasë. Mund të më thoni çdo gjë vetëm racist jo, kjo është një temë shumë delikate dhe prek shumë njerëz, por nuk kam dashur të ofendoj askënd”, -është shprehur Baker.