Transmetuar më 09-05-2019, 21:26

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim të dita e nesërme të jetë ditë zie në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit.

Sipas vendimit, në të gjitha institucionet shtetërore në vendin tonë, flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Paraditen e nesërme në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni.

Homazhen për "Dëshmoren e Atdheut" do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30.

Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave "Dëshmoret e Kombit" ku edhe do të prehet nëntetarja.

Zarife Muharrem Hasaj, humbi jetën nga një shpërthim në Letoni, në misionin e NATO-s për demontimin e minave luftarake ndersa mbetën të plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj./a.k/noa.al/