Transmetuar më 09-05-2019, 21:00

Shpat Kasapi vjen me një këngë të re.

Materiali muzikor është publikuar sot, teksa këtë herë ka përzgjedhur që të sjellë një baladë.

Shpat Kasapi ka sjellë projektin e ri muzikor në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, Blerina Braka.

"Dashni pa krahë" titullohet dueti i tyre, i cili i dedikohet një dashurie të përfunduar, e cila duket se nuk ka rikthim.

Balada e tyre është shkruar nga Blerina Braka dhe Don Kozeli.

Duket se fansat e kanë pritur mirë këtë bashkëpunim. /k.k/noa.al/